Vetura e vjedhur në Serbi konfiskohet në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 12 gusht - Vetura me targa italiane, e vjedhur ne Serbi, pas një pune të suksesshme te NJHR DRP-Mitrovicë zbulohet dhe konfiskohet në Veri të Mitrovicë nga policia e Kosovës.
Njësia rajonale e auto-krimeve të policisë së Kosovës në Mitrovicë, më 11 gusht 2010, ka pranuar një informatë nga Interpoli për një automjet të vjedhur.
Vetura e vjedhur ishte e markës “Passat Karavan” me targa italiane, dhe e njëjta është vjedhur më 09. 08. 2010, në Serbi.
Pas kërkesës urgjente të Interpolit njësia përkatëse rajonale e auto-krimeve DRP-Mitrovicë ka filluar një punë intensive operativo-hetimore për gjetjen e veturës së vjedhur.
Pas tri orësh punë intensive dhe kërkimeve në mënyrë profesionale policia ka arritur ta gjejë veturën e vjedhur në rrugën e Kolashinit, në qytetin e Mitrovicës e cila ishte e braktisur në këtë lagje.
Vetura është konfiskuar nga Policia e rajonit të Mitrovicës. Ende nuk dihet kryesi i kësaj vepre penale, ndërkohë që janë duke vazhduar procedurat për kthimin e veturës tek autoritetet e Interpolit.