E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra Kulturore e Ushtrise nxjerr reliket

Nje seri aparatesh fotografike te llojeve te ndryshme mbi te cilat here lexohen shkronjat sovjetike e here kineze kamera te vjetra magnetofona shirita makina te vjetra shkrimi etj. jane nxjerre nga arkiva per tu ekspozuar ne katin e dyte te Muzeut Historik Kombetar

Fotografi historike qe i takojne luftes nje seri aparatesh fotografike te llojeve te ndryshme mbi te cilat here lexohen shkronjat sovjetike e here kineze kamera te vjetra magnetofona shirita makina te vjetra shkrimi. Jane nxjerre nga arkiva e Qendres Kulturore te Ushtrise me rastin e ekspozites nderkombetare per mbrojtjen dhe sigurine Almex 2010. Tre-kater fotografi te permasave te medha sjellin sfondin historik. Ne shpjegimet per secilen lexojme Isa Boletini ne Vlore Lufta e Vlores 1920 ushtarake te USHK-se viti i rifillimit te funksionimit te shtetit ushtarake te larte shqiptare me flamurin e ushtrise shqiptare ne vitet 30 Ushtria Mbreterore shqiptare parakalimi i forcave partizane pas clirimit te Tiranes. Pjesa tjeter te nxjerra nga valixhe te pluhurosura jane objekte te vjetra te perdorura per te fiksuar dhe per te sjelle deri me sot aktivitetet e organizuara ne kete institucion. Aparatet fotografike shpesh te shoqeruara edhe me cantat e tyre perkatese pervecse kane sherbyer per nje qellim te caktuar mbartin mbi vete edhe historine e prodhimeve sovjetike dhe kineze te cilat ashtu si edhe ne jeten sociale edhe ne fushen ushtarake ishin te vetmet qe mund te hynin ne Shqiperi gjate diktatures. I vendosur ne katin e dyte te Muzeut Historik Kombetar pavijoni te jep menjehere idene e nje ambienti muzeor.

Ne fakt duket se kjo do te jete edhe e ardhmja e ketyre objekteve qe per momentin qendrojne ne arkiva. Drejtoresha e Qendres Kulturore te Forcave te Armatosura Zerina Kuke shprehet se kane menduar qe me shpernguljen ne godinen e re atje ku sot eshte Shtepia e Oficereve prane Ministrise se Jashtme te ngrihet nje muze i vogel me te gjitha materialet audiovizive qe ruhen ne kete institucion. Qendra Kulturore e Forcave te Armatosura mbeshtet me veprimtari social-kulturore strukturat e Forcave te Armatosura. Ajo kryen veprimtari social-kulturore me rastet e festave kombetare e ato zyrtare. Dokumenton publikon dhe arkivon veprimtarite e Forcave te Armatosura ne film e foto.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›