Në Norvegji qeni polic bëhet i barabartë me kolegët njerëz
Qentë e policisë në Norvegji janë barazuar me nëpunësit e shtetit. Kështu ka vendosur Gjykata Supreme e këtij vendi, e rrjedhimisht, sulmi ndaj qenit të policisë është njësoj kundërvajtje serioze sikur sulmi fizik ndaj policit. Rasti që vendosi precedentin e ri ka të bëjë me një qen të policisë, të quajtur Kasper, i cili u slmua në detyrë, thonë agjencitë e lajmeve. Në maj të vitit 2007 në Bergen, një person 29-vjeçar ishte kapur duke vjedhur një banesë. Kur policia tentoi ta arrestonte, hajduti u arratis. Kasperi u nis në ndjekje të tij dhe e zuri. Në përpjekje që të ikte, i dyshimti emri i të cilit, nuk është bërë publik, nisi ta sulmojë qenin. Kasperi, megjthatë e kreu punën dhe e mbante hajdutin derisa mbërritën kolegët e tij njerëz. Personi në fjalë është akuzuar për vjedhje dhe sulm ndaj nëpunësit të policisë - Kasperit.
7 Qershor 2008