Holta Mneri, “Art dhe parmanda” në galerinë “Kodra”
“Art dhe paramanda”, titullohet ekspozita e saj personale, me të cilën artistja Holta Mneri prezantohet para publikut kryeqytetas nё galerinё “Ibrahim Kodra” nё ambientet e brendshme tё Ministrisё sё Turizmit dhe Kulturёs. Eshtё njё prezantim i veçantё i njё artisteje tё re qё kёrkon tё imponohet me krijimet e saj tё guximshme. Sipas kuratores sё galerisё “Kodra”, Merita Toçila, artistja Holta Mneri prezantohet herё si piktore, herё si skenografe dhe herё të tjera si qeramiste. Por kësaj radhe, Holta sjell krijime me paramanda nё struktura tredimensionale, gjithmone nёpёrmjet krijimeve tё saj. Ajo kёrkon tё ndёrtojё njё univers tё vetin, tё pёrcaktojё njё ambient tё caktuar, duke na prezantuar brenda nje objekti njё histori mё vete. Burimi i frymёzimit janё objektet nga natyra, kinemaja, fotografitё. Mbi tё gjitha kёto, artistja na përball me interpretimin e saj krejt origjinal. Me një objekt tё pёrfunduar siç ёshtё paramanda, ajo krijon struktura tё tjera tё reja, njё fustan, portrete, objekte qё mund tё shfrytёzohen si dekorues nё ambiente tё hapura, etj. Ekspozita do qёndrojё e çelur për dy javë në sallën e galerisë “Kodra”.
7 Qershor 2008