Ne Pogradec çelet Festivali Europian i Kukullave
POGRADEC-Në një atmosferë festive para qendrës kulturore "Lasgush Poradeci" është çelur Festivali Europian i Kukullave. Atmosferës së ndezur politike të zgjedhjeve, fëmijë nga gjithë rajoni i kanë dhënë një pamje tjetër të gëzueshme në këto ditë pranvere.
Ky është një vit jubilar, meqenëse përkon me edicionin i 10-të i këtij festivali europian që është pagëzuar "Xinxifillua" që është dhe çmimi i fituesit të festivalit. Këtë vit marrin pjesë 10 trupa si ajo e Beratit, Vlorës, Elbasanit, Korçës, Bilishtit, Tetovës, Ferizajt, Dodona e Prishtinës, Teatri Kombëtar i Fëmijëve në Tiranë dhe ajo e Pogradecit. Presidenti i këtij festivali Artan Shkëmbi, ju uroi pjesëmarrësve mirëseardhjen. Trupa e Beratit ka çelur festivalin me pjesën teatrore "Rosak Topolaku" që ka vazhduar më pas me trupën e Vlorës me shfaqen "Lumbardha". Dje vazhdoi konkurrimin Elbasani me pjesën "Erdhën Xhagajdurët". Këtë vit, ra në sy mospjesëmarrja e trupave të tjera nga Europa siç ka ndodhur vitet e tjera ku trupa nga Italia, Gjermania, Spanja, Franca, Greqi, etj kanë qenë pjesëmarrëse në këtë festival. Kanë qenë mungesa e fondeve që këtë vit këtë festival europian, janë mjaftuar vetëm me pjesëmarrjen e trupave mbarë kombëtare nga Tetova, Ferizaj, Prishtina dhe trupat e vendit.
(d.b/BalkanWeb)