E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Preshevë dhe kudo, Rama eksporton konflikte

06-02-2012 / Nga Artur Bego

Përditë e më tepër rritet profili i Edi Ramës, si i një politikani të metodave të vjetruara. Si në Preshevë, por edhe në Prishtinë, Selanik e Athinë, kudo ku ka shkuar, Edi Rama ka eksportuar konfliktin, duke sharë atdheun e duke kërkuar rreshtimin e mikpritësve kundër lidershipit që drejton Shqipërinë. Nekropolitika dhe frymëzimi i celulave destabilizuese, mbetet axhenda e vetme e një pinjolli Blloku që s’ka asnjë të ardhme në politikën e shekullit të 21-të

I ardhur në krye të PS-së me kartën “e fortë” si një “i ri”, pritshmëritë për “risi” të Edi Ramës pas rreth shtatë vjetëve që ai drejton këtë parti, janë zhgënjyese. Jo vetëm kaq, por në të kundërtën e pritshmërisë, përditë e më tepër profili i Edi Ramës po rritet si profili i një politikani të metodave të vjetruara.
Për aq sa ka në dorë, vetëm fjalët, Edi Rama këtë profil të metodave të vjetruara po e demonstron përmes fjalëve që artikulon, në kontaktet “fizike” apo edhe “virtuale”, brenda apo jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë.
Kryekëput, andej e këndej, Edi Rama nuk resht në këto kontakte “fizike” e “virtuale”, të shajë e vjell vrer për Shqipërinë, pse ajo drejtohet nga një qeveri që atij nuk i pëlqen.
Më së fundmi, përveç “hobby”-it që ka zbuluar nëpërmjet komunikimit “virtual” mes cicërima glasash që lëshon në “twitter”, Edi Rama ka zbuluar gjithashtu, se Shqipërinë, duke besuar se shan qeverinë, mund ta shajë e dhe jashtë kufijve administrativë..., duke shpërdoruar kështu mikpritjen jo thjesht dhe vetëm për dozat pesimiste e disfatiste që ai tenton tu injektojë mikpritësve të vet, por edhe për zhargonin që zgjedh të artikulojë, duke shpërfillur e injoruar bindjet e konsideratat e mikpritësve, të cilat jo gjithmonë përputhen me ato të Edi Ramës... Këtu nuk po përmendim frymën e përçarjes që Edi Rama po tenton të mbjellë edhe në radhët e shqiptarëve dhe emigrantëve jashtë kufijve administrativë të vendit, duke e konsideruar dhe paraqitur Shqipërinë, si, bie fjala dega e PS-së së Lushnjës, a thua se fatin e saj (Shqipërisë) e kanë në dorë Llazar Sefa e Bujar Çela, apo si dega e PS-së së Beratit, a thua se fatin e saj (Shqipërisë) e kanë në dorë këtë herë Erion Braçe e Erion Veliaj..., apo..., apo..., si krejt PS-në, a thua se fatin e saj (Shqipërisë) e kanë në dorë Gramoz Ruçi e Ben Blushi...
Edi Rama këtë nuk kupton..., që Shqipëria nuk është as si PS-ja e Lushnjës, as si PS-ja e Beratit, apo as edhe si e gjithë PSSH-ja.
Për aq sa ai nuk e kupton këtë, Edi Rama i lejon vetes që si në Preshevë por edhe në Prishtinë, si në Selanik, por edhe në Athinë, kudo ku ka shkuar, të eksportojë konfliktin, duke sharë atdheun e duke kërkuar rreshtimin e mikpritësve kundër lidershipit që drejton Shqipërinë..., a thua se kemi një konflikt mes Llazar Sefës e Bujar Çelës, se kush prej tyre do të zaptojë degën e PS-së së Lushnjës..., a thua se kemi një konflikt të ngjashëm me atë të degës së PD-së ë Beratit, në se do të jenë tani e tutje më shumë protagonist në këtë degë Erion Braçe apo Erion Veliaj..., a thua se kemi të bëjmë me një konflikt të lidershipit të PS-së, të “materializuar” nga Gramoz Ruçi e Ben Blushi, se kush prej tyre di “t’i hajë kokën” e do të zëvendësojë Edi Ramën, pas humbjes së radhës së zgjedhjeve të radhës në vitin 2013.
Përpos gjithë kësaj fryme sharjesh e vjelle vreri, sigurisht Edi Rama nuk harron dhe nuk lë pa përmendur për asnjë çast të vetëm, nekropolitikën dhe frymëzimin e celulave destabilizuese, të cilat mbeten axhenda e vetme e një pinjolli Blloku që s’ka asnjë të ardhme në politikën e shekullit të 21-të.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›