E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Prizren, festa nisi

Prizreni, qyteti me jugor i Kosoves, vetem 18 km. nga kufiri i Shqiperise ne Morin te Kukesit, i ngjante nje dite te zakonshme pushimi nje te premte pasdite. Kafenete ne qytetin e lashte, te quajtur dikur Theranda, dukeshin te qeta … ne rruget e kalldremta , ndersa shume syresh bisedonin ulur ne kafenete buze rruges se ndare nga lumi…
Flamuri kombetar, vendosur ne mes te qytetit te banuar qe ne antikitet perkundej nen nje puhize te lehte ere, teksa dielli perendonte per te pritur nje dite tjeter ...pse jo me fatlumja per Kosoven, e cila qe ne nentor te vitit 2005 filloi zyrtarisht procesin per vendosjen e statusit te pavaresise. Kane kaluar tashme nente vite qe kur forcat serbe u detyruan ta leshonin Kosoven, sikunder duket se tani nuk ka asgje te perbashket me te shkuaren.
Aferdita, nje mesogrua qe shet ne qender te qytetit Prizrenit prej shume vitesh, thote se ne keto dite qyteti eshte gjalleruar. “Kane ardhur shume prizrenas qe jetojne jashte Kosoves“, thote ajo. Ne stenden e hapur, Aferdita tregton flamure gjermane, amerikane, zviceriane, flamurin e Bashkimit Europian, flamure angleze…, te medhenj dhe te vegjel… nder te cilet spikat Flamuri Kombetar. Para pak minutash kishte shitur flamurin me te madh qe kishte ne inventarin e saj … Nje flamur pese metra te gjate, ia kishte blere nje qytetar qe prej vitesh jetonte ne Gjermani. Me cmime nga 50 cent deri ne 7 euro, flamujt duken se i kane rritur me shume xhiron prizrenases ne keto dite, e cila gjithsesi nuk harron te kujtoje se gjithnje flamuri kombetar ka qene i preferuari per t’u blere. I blejne per t’i vendosur ne shtepi, zyra, shitore, bare …, apo ne antenat e makines.
Edlira, nje e re, e cila studion ne shkollen e mesme te qytetit, thote se jane nen ethet e pritjes se shpalljes se pavaresise… “E nese ndodh…”, thote ajo me sy mbushur me emocion… atehere sigurisht qe do te dalim ta festojme. Duket se qyteti i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, nje qender e rendesishme qytetare gjate shekullit XI dhe ne vitin 1019 seli e ipeshkvise te perandorise Bizantine, ndodhet ne pritje… Por ndihet se eshte nje pritje e qete …
Te gjithe presin … Ne dukje si te kene humbur ne bisedimet e zakonta te diteve te dimrit. Brenda vetit, ne menyre te organizuar apo edhe spontane, ata presin fitoren e pavaresise se Kosoves, e cila prej kohesh duket se ka punuar me vullnet te plote per bashkerendimin e te gjitha veprimeve ne menyre qe ajo te jete nje vend integral, brenda kufijve te saj, me te gjitha standardet e kerkuara Euro-Atlantike, duke respektuar pakicat dhe te drejtat e tyre. Por, eshte fakt gjithashtu se me ne fund, pas shume perpjekjesh, vuajtjesh dhe gjaku te derdhur, procesi i zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes se Kosoves ka mberritur ne stacionin e tij te fundit.
Potenciali i negociatave mes paleve eshte ezauruar teresisht dhe ka nje rezultat te mire dhe gjeresisht te pranuar, qe eshte plani "Ahtisaari". Por duket se edhe deklaratat e krereve me te larte kosovare per qetesi, maturi dhe ne unitet te plote te ketij procesi, ndihet te jene miratuar edhe nga prizrenasit…
Ndonese Beogradi dhe serbet e Kosoves kane kundershtuar cdo mundesi per pavaresimin e Kosoves, autoritetet me te larta te Misionit te Kombeve te Bashkuara, jane shprehur se kane besim te plote tek qytetaret e Kosoves, te cilet do te veprojne me pergjegjesi. Prizrenasit i jane bashkuar edhe kete dite urdhrit te leshuar nga Drejtoria e Inspektoriatit, e cila ka shpallur qe nga enjtja javen e pastertise se qytetit, ndoshta nje arsye me shume qe dita e pavaresise te kremtohet si nje dite e dinjitetit, respektimit te vlerave kombetare, e vlerave qytetare dhe te bashkejeteses nderetnike, sikunder edhe shmangien e provokimeve dhe te emocioneve…
Sapo kalon Morinin, 11 kilometra larg Prizrenit, ne fshatin Zhur…, edhe banoret e tij thane se ishin ne pritje te pavaresise… Teksa vendosnin ne hyrje te fshatit flamurin kombetar, te bashkimit europian, anglez, amerikan … ata tregonin pa eufori se “nese pavaresia shpallej ata do te benin nje feste te madhe …".
“Do te presim nje mzat si edhe 300 litra vere jane gati...", regoi Bexhet Badulla, nje 29 vjecar i cili punon ne ndertim. Afro 3 .50 metra me 2.80 do te jene permasat e Flamurit Kombetar, qe do te vendosim ketu buze xhades, tha ai, duke vazhduar se nje koncert i madh me kengetare te njohur prisnin qe te zbukuronte edhe me shume festen e shumepritur te pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›