Në QSUT, prindërve në Pediatri u duhet të paguajë 3 mijë lekë vizitën për fëmijën
Eljona Lata
Prindërit, para se të çojnë fëmijën e tyre për ta vizituar në qendrën spitalore Nënë Tereza, duhet të marrin parasysh tarifat e larta të vizitës. Në pavijonin e Pediatrisë, për të kryer një vizitë mjekësore të fëmijës duhet që prindi të paguaj 3 mijë lekë të reja nëse fëmija e tyre nuk është rast për në urgjencë ose në rast se paraqitet pa rekomandim nga mjeku familjes. Ky fenomen është bërë problem sidomos gjatë këtyre ditëve, kur aktivizohen virozat e stinës dhe më të prekurit janë fëmijët. Gjatë këtyre ditëve urgjenca e Pediatrisë në spitalin “Nënë Tereza” është e tejmbushur me fëmijë të cilët shfaqin shqetësime të ndryshme. Sipas mjekut pediatër, Petrit Caca çdo ditë në urgjencën paraqiten një numër i konsiderueshëm fëmijësh të moshave të ndryshme të prekur nga virozat që qarkullojnë gjatë kësaj stine. Në të shumtën e rasteve të paraqitura, pacientët e vegjël kanë temperaturë të lartë, dhimbje barku dhe të vjella. Sipas mjekëve numrin më të madh të fëmijëve të sëmurë e ka kryeqyteti dhe një numër më i vogël vjen nga rrethet.
Tarifat
Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës është shkaku kryesor për shfaqjen e virozave të ndryshme. Më të prekurit nga llojet e ndryshme të gripit janë fëmijët, të cilët kanë imunitet të dobët. “Në urgjencë çdo ditë paraqiten rreth 180 ose 200 fëmijë që ankohen nga shqetësimet e ndryshme që shfaqin me shëndetin” shprehet pediatri Petrit Caca. Sipas Cacës jo të gjitha rastet janë për në urgjencë, por në bazë të shenjave që shfaq fëmija çohet te mjeku përkatës. “Të gjithë fëmijët që vijnë në urgjencë i kryhet vizita falas, ndërsa fëmijët që kryejnë vizitën tek mjaku specialist prindërit i duhet të paguajë 3 mijë lekë të reja nëse nuk ka rekomandim nga mjeku i familjes” tha shefi urgjencës së pediatrisë. Deri tani shumica e pacientëve të vegjël vijnë nga kryeqyteti dhe një pjesë e vogël vjen nga rrethet.
Më të rriskuarit
Mjekët pediatër shprehen se deri tani, në Pediatri të prekur nga virozat sezonale janë paraqitura fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Nuk përjashtohet edhe grupmoshat shkollore. Por në të shumtën e rasteve janë paraqitur fëmijë nënë moshën 5 vjeç, për shkak të imunitetit të dobët që ata kanë. Sipas pediatrit, Petrit Caca shkaqet janë të ndryshme që shkaktojnë virozat janë të ndryshme sepse ato janë edhe ngjitëse. Disa prej tyre janë: jeta kolektive, transporti urban, higjiena, qëndrimi pranë personave me grip, etj. Pjesa më e madhe e pacientëve të vegjël shfaqin temperaturë, bark dhe të vjella. “Prindërit duhet të kenë kujdes që t’i mbajnë fëmijët në ambiente të ngrohta, ti japin sa më shumë lëngje, dhe të kenë kujdes në marrjen e medikamenteve të nevojshme” theksoi pediatri Petrit Caca.
Rama prezanton strategjinë për shërbimet sociale
Kryebashkiaku Edi Rama ka bërë të ditur strategjinë afatmesme të shërbimeve sociale për Kryeqytetin. Rama gjatë prezantimit tha se Bashkia e Tiranës ndihet krenare për çfarë ka bërë gjatë këtyre viteve për shërbimin social. Gjithashtu Rama ai e vijoi fjalën e tij duke thënë se ky projekt ka për qëllim shtrirjen e këtij shërbimi në të gjithë Kryeqytetin duke ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë. “Për tre vite parashikohet te shtohen 8 qendra të reja në mbështetje të grupeve në nevoje si ajo për toksikopendencen dhe Hiv Aids në njësinë numër 5, qendër ditore për fëmijët në njësinë numër 9, qendër për të rinjtë dhe të moshuarit në njësitë 6 dhe 7, qendër për gratë e dhunuara e të tjera” u shpreh Rama. Bashkia e Tiranës ka prezantuar në ambientet e Teatrit të Metropolit, Strategjinë Afatmesme të Shërbimeve Sociale për Kryeqytetin. Strategjia Afatmesme e Shërbimeve Sociale, e hartuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me specialistë spanjollë, ka si synim koordinimin e përpjekjeve të qeverisë vendore dhe organizatave ofruese të shërbimeve, për ndërtimin e një sistemi shërbimesh sociale me bazë komunitare, për mbulimin e një numri më të madh grupesh dhe individësh në nevojë. Sipas kryebashkiakut Rama, strategjia e re ka për qëllim shtrirjen e shërbimeve sociale në të gjithë Kryeqytetin duke ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë. Për këto shtresa parashikohet një fond prej 173 milion lekë në tre vjet.
Ministri Vasili u kërkon mjekëve të rregullojnë komunikimin me pacientët
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, gjatë analizës vjetore të punës nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka paralajmëruar me tone të larta bluzave të bardha që t’i përkushtojnë një rëndësi të jashtë zakonshme marrëdhënieve mjek-pacient. “Ne u mbetemi borxhli qytetarëve për disa ekzaminime që u kanë që nuk i kemi disponua dhe disa barna që kanë munguar, qytetarët janë treguar me ne zëmër gjerë dhe na kanë mirëkuptuar duke na njohur vështirësitë por nuk na kanë mirëkuptuar kur personeli mjekësore është sjell në mënyrë të padenjë nga një herë dhe arrogante duke mos u bërë pjesë e allit të tyre” u shpreh Vasili. Gjithashtu Ministri Vasali u ka bërë thirrje qytetarëve të paguajnë taksën e shëndetësie sikur paguajnë taksat e tjera për të përfituar shërbimet e nevojshme se në të kundërt duhet të paguajnë sipas tarifave të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.
30 Janar 2010