E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konjaku, pija e rrallë e luksit

Shumë shpesh dëgjojmë të flitet për konjakun, por rrallë kemi pasur mundësi të shijojmë një gotë nga shishet e rralla dhe çmimet “e kripura”, të cilat sipas kolekisionistëve nuk e justifikojnë aspak ndjesinë e mrekullueshme të pijes magjike. Por pse ndodh e gjithë kjo? Çfarë është saktësisht konjaku dhe pse disa nga shishet arrijnë shifra të tilla të paarritshme?

Konjaku është një pije me një gradë të lartë alkooli (rreth 40 për qind) të përftuar nga një distilim i dyfishtë i verës së thatë, të karakterizuar nga aciditeti i lartë. Rrushi i përftuar nga vreshtat me rrush të bardhë: Armagnac, ossia ugni blanc, folle blanc, colombard, të gjitha varietete franceze të konjakut që prodhohet në provincën Charente, në perëndim të Francës, nga ku kjo pije ka marrë edhe emrin.
Historia
Për herë të parë prodhimi i konjakut daton në shekullin XVII, kur holandezët shisnin verëra përgjatë brigjeve të Atlantikut, vendosën të merreshin me distilimin e tyre, por kjo pije famën madhështore në botë e mori në kohën e Napoleonit, rreth të cilit thuhet se ishte vlerësuesi dhe konsumatori më i devotshëm.
Prodhimi
Lëngu i rrushit presohet dhe më pas lihet të pushojë për rreth një muaj, për të përftuar më pas një verë të bardhë me bazë të ulët alkooli, ku më pas do t’i nënshtohet distilimit. Produkti distilohet dy herë me një aparat të posaçëm dhe më pas lihet për një kohë të gjatë të vjetrohet në vende të errëta për të paktën tre vjet. Këtu kjo pije humbet pak gradë nga alkooli që ka përftuar gjatë kësaj kohe dhe merr shijen dhe ngjyrën karakteristike të konjakut, si në të karameltë.
Zonat e prodhimit të konjakut cilësor ndahen në gjashtë nënzona që përcaktojnë cilësinë e konjakut që prodhojnë:
- Grande Champagne: prodhon konjak me aromë intensive, të përshtatshme për periudha të gjata vjetrimi
- Petite Champagne: konjak delikat
- Borderies: konjak me aromë të veçantë lules
- Fins Bois: konjak intensiv dhe me kohë të shkurtër vjetërimi
- Bons Bois: konjak i lehtë
- Bois Ordinaires: konjak i cilësisë së mesme

Konjaku me karakteristika më cilësore përftohet nga Fine Champagne, dhe mund të arrihet nga përzierja e llojit Petite me Grande Champagne.

Klasifikimi sipas cilësisë
Por nuk mbaron me kaq, ekzistojnë lloje të ndryshme konjaku dhe kjo varet nga cilësia, në bazë të së cilës ekziston ky klasifikim: VS o Very Special, një konjak i ri, i vjetruar për vetëm dy vjet; VSOP o Very Superior Old Pale, një konjak i ri i vjetruar për 4 vjet; XO o Extra Old, një konjak i vjetruar për 6 deri në 20 vjet.
Vjetërimi
Shumë konjakë luksozë janë edhe më të vjetruar se kaq. Disa i kalojnë 200 vjetët dhe me raste distilohen sërish për të zëvendësuar përmbajtjen e ujit dhe për të rritur volumin e alkoolit. Kompanitë më të njohura përziejnë lloje të ndryshme konjaku për të realizuar një shishe të limituara dhe ekskluzive. Shpesh pijet e përftuara hidhen në shishe kristali elegant, fryt i traditave më të mira artizanale të kristalit të punuar në dorë si për shembull Lalique. Natyrisht, këto shishe arrijnë çmime super të larta, duke u bërë gëzimi i koleksionistëve, të cilët ruajnë rastin që këto shishe t’i bëjnë pjesë të tyren.

Louis XIII di Rémy Martin, konjaku më i mirë në botë

Sipas njohësve më të mirë të konjakut, Louis XIII di Rémy Martin është lloji më i mirë dhe më cilësor në botë në tregun sot. Mes gjeneratash mjeshtërat përmirësuan me sukses konjakun prestigjioz, fryt i rrushit të prodhuar ekskluzivisht në Grande Champagne, dhe pijes së vjetruar prej rreth 40 dhe 100 vjet.
Ky është patjetër konjaku i preferuar i të pasurve, i të famshmëve të fushave të ndryshme si: Coco Chanel, Christian Dior, Pablo Picasso, Charles De Gaulle, Sir Elton John, Winston Churchill, të cilët festojnë me një shishe Louis XIII fitoret personale. Louis XIII preferohet gjithashtu nga Tom Kruis, i cili nuk nguron ta ketë kudo që feston. Numri i shisheve të kësaj pije është i limituar dhe servilet me shishe kristali të zi Baçarat të punuar me dorë, e prodhuar vetëm në 789 ekzemplarë dhe të disponueshëm me çmim 20.000 euro.

30 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›