E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Shqipëri, Botërori i Mundjes së Krahut

Për herë të parë

Më në fund, në Shqipëri do të mbahet sot për herë të parë Kampionati Botëror i Mundjes së Krahut. Tashmë gjithçka është gati dhe në orën 14:00 në Arenën e Cirkut të Metropolit do të zhvillohet ky eveniment i madh, ku do të marrin pjesë dhjetëra sportistë të vendeve të ndryshme të Europës. Ky kampionat organizohet për të parën herë në vendin tonë nga Shoqata e Mundjes së Krahut, në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Sikurse kanë bërë të ditur organizatorët, pjesëmarrësit vijnë nga vende të ndryshme si Italia, Greqia, Zvicra, Anglia etj. Gara do të zhvillohet në kategoritë: Junior, Femra, Profesionale dhe Open. çmimi i parë në Kategorinë Open është 1000 euro, shoqëruar me kupën dhe certifikatën. çmimi i parë, i dytë, i tretë i të gjitha kategorive të tjera, do të jetë një medalje dhe një certifikatë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›