E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Shqipëri, kontroll shëndetësor përmes celularit

TIRANË- Monitorim shëndetësor përmes celularit. Kjo është metoda më e fundit që mjekët anglez kanë prezantuar në Shqipëri. Sipas mjekëve anglez kjo metodë ka dy vite që aplikohet në Britani dhe ka rezultuar me reduktim të 75-90 % të vizitave në spitale.

Zbulimi më i fundit në fushën e shëndetësisë u prezantua në Panairin e Shëndetësisë dhe Farmaceutikës, që organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë nga data 31 tetor deri ne 2 nëntor.

Funksionimi i kësaj metode ëhtë shumë e thjeshtë. Mjafton që të kesh një telefon celular të lidhur me serverin qendror në urgjencën e spitalit që ti e aplikon, ndërkohë përmes disa pyetjeve që pacienti u përgjigjet çdo ditë, mjeku kupton nëse gjendja shëndetësore e tij gjatë natës apo ditës është rënduar. Në këtë mënyrë, mjeku rekomandon dozën e ilaçeve, shikon nëse ka përmirësim apo duhet të paraqitet në spital për kurim të vazhdueshem.

Prof. David Morgan, që prej 22 vitesh është kirurg në neurologjinë e spitalit universitar Warwick në Angli pohon se me këtë metodë doktori arrin të ndjekë edhe 20 pacientë njëherësh, ndërkohë që garanton suksesin e saj.

“Në këta dy vjet që e aplikojmë në Angli një mjek mund të konsultojë 30 % më shumë pacientë se më parë. Madje, ne kemi kuptuar se nga personat që vinin në qendrën tonë mjekësore vetëm 2-5 % kishin nevojë për asistencën e mjekut, pjesa tjetër donte thjesht këshilla, ndryshim të dozës së medikamenteve apo suport që mund të ofrohet lehtesisht edhe ne kushte shtepiake”, sqaron mjeku anglez. .

Në Shqiperi, sipas mjekëve anglezë, kjo është lehtësisht e aplikueshme, kjo edhe per faktin se pothuajse te gjithë e përdorin celularin, pavarësisht moshës që kanë, ndërkohë që krahas përfitimeve të pacientëve edhe  mjekët clirohen nga mbingarkesa.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›