Transportohet drejt Gjermanisë për mjekim të specializuar, Nëntetar Aleksandër Peci

Ndërsa trupi i pajetë i Kapiten Feti Vogli, mbërrin në Atdhe nesër në orët e para të mëngjesit
Transportohet drejt Gjermanisë nëntetari Aleksandër Peci, i cili u plagos tre ditë më parë gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministra e Mbrojtjes e cila ka theksuar se “nëntetari Peci është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë dhe rreth orës 08:45 minuta ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani”.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Nëntetar Peçi është pritur nga Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Kundëradmiral Kristaq Gerveni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komandën e ACO, kolonel Pirro Ahmetaj.
Aktualisht nëntetar Aleksandër Peci është nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të mjekëve të Spitalit Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se trupi i Kapiten Feti Voglit, pritet të mbërrijë nesër rreth orës tre të mëngjesit në Tiranë.