Në Shqipëri pastrohen para
28/02/2009 Raporti i DASH: Transit për trafikimin e drogave, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore
“Jo prodhuese e drogave sintetike, vetëm i marijuanës. Problem niveli i lartë korrupsionit”
Departamenti amerikane i Shtetit në raportin e tij të fundit e ka cilësuar si vend me risk në pastrimin e parave. Kjo për shkak të trafiqeve të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore.
Pastrimi i parave
“Shqipëria nuk është konsideruar si një qendër e rëndësishme financiare. Si një vend transit për trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore ajo mbetet një vend me një risk domethënës për pastrimin e parave. Burimet kryesore kriminale në vend janë trafikimi, korrupsioni dhe mashtrimi. Shqipëria vazhdon të jetë burim për trafikimin e qenieve njerëzore. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë burimet kryesore të pastrimit të parave, por fakti qe këto aktivitete të paligjshme kontribuojnë në krime dhe pastrimin e parave është i panjohur. Sipas Raportit të progresit të KE-së në 2008-n, korrupsioni, politizimi i shërbimit civil dhe krimi i organizuar janë problemet më të mëdha që ka Shqipëria”, thuhet në raport. Gjithashtu theksohet se pastrimi i parave, krimi i organizuar dhe trafikimi i lëndëve narkotike janë një shqetësim i madh për Shqipërinë duke qenë se ajo ka bërë një progres të limituar në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. “Kriminelët investojnë shpesh para në pronat e patundshme dhe në biznese. Për shkak të një niveli të lartë të konsumatorëve nga importi dhe një niveli të dobët të kontrollit konsumator Shqipëria ka një treg të zi për mallra të tillë si cigare, bizhuteri dhe celularë. Grupet e krimit të organizuar e përdorin Shqipërinë si bazë për organizimin e aktiviteteve kriminale që i kryejnë në vendet e tjera dhe më pas kthehen sërish në Shqipëri”, cilësohet në raportin e DASH.
Trafiku i drogës
Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për trafikun e drogës në të gjitha shtetet e botës. Sipas këtij raporti, Shqipëria ende është një vend transit i kalimit të heroinës, e cila mbërrin prej Afganistanit dhe ka si destinacion vendet e Evropës Perëndimore. Gjatë vitit që shkoi rezulton të jenë konfiskuar nga strukturat e policisë shqiptare më pak sasi heroine dhe marijuane. Kjo e fundit theksohet në raportin e DASH vazhdon të prodhohet në Shqipëri për tregjet evropiane, por kultivimi i marijuanës bëhet në terrene të thella malore ku shteti e ka të vështirë ndërhyrjen dhe kontrollin. “Qeveria shqiptare nën vëzhgimin dhe presionin e asistencës ndërkombëtare po e lufton me më shumë agresivitet me elementët kriminalë, por vazhdon të jetë ende shumë e dobët përballë elementëve të korruptuar dhe të fuqishëm brenda saj”, thuhet në raport. Theksohet po ashtu se policia shqiptare vazhdon të bëjë progres në luftën e saj kundër trafikut të drogës përmes përmirësimit të teknologjisë, përftimi të teknikave dhe shtimit të kapaciteteve. Autoritetet shqiptare kanë organizuar një sërë operacionesh kundër trafikut të drogës duke sekuestruar sasi të konsiderueshme sidomos në Fier, Tiranë dhe në portet e Durrësit dhe të Vlorës. Bashkëpunim të efektshëm në këtë fushë kanë pasur dhe me struktura homologe të Italisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Turqisë. Po ashtu DASH është shprehur se Shqipëria nuk prodhon droga sintetike. Notë negative ka marrë Shqipëria nga DASH në drejtim të luftës kundër korrupsionit.
Korrupsioni
“Korrupsioni mbetet një problem i pazgjidhur në Shqipëri. Pagat e ulëta, dhe një pranim social për ryshfet e bën të vështirë luftën e korrupsionit në radhët e policisë, gjykatësve dhe zyrtarëve shqiptarë, çka ndihmon krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Por gjatë vitit 2007 dhe gjysmës së vitit 2008 policia dhe gjyqësori kanë qenë më aktiv në investigimet për korrupsion ndaj zyrtarëve të Qeverisë dhe personelit të drejtësisë. Në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se numri i zyrtarëve shtetërorë të akuzuar për lidhje korruptive ishte rritur me 27 për qind krahasuar me vitin 2006. Por përmbi shifrat, rastet tregojnë premisën që prokurorë e policë korruptohen”.