Durrës-Kukës, dosja “pezull” në Gjykatën e Lartë
28/02/2009 Basha e avokatët kërkojnë pushimin e çështjes sepse Prokuroria ka shkelur afatet e hetimit
Prokuroria insiston për shkeljet, gjykata do të marrë vendim në datën 16 mars
TIRANË- Dy vendimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë që i cilësojnë veprimet e Prokurorisë pas datës 6 nëntor 2008 të pavlefshme, kanë qenë debati kryesor në seancën e djeshme gjyqësore në Gjykatën e Lartë kundër ministrit të jashtëm Lulzim Basha dhe të pandehurit tjetër Andi Toma. Kanë qenë këto vendime që bindën avokatët mbrojtës dhe të pandehurin Basha të kërkojnë pushimin e gjykimit duke e cilësuar jashtë çdo kornize ligjore dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën e vendit tonë. Ishte një seancë gjyqësore mjaft e gjatë. Procesi filloi në orën 10.00 të paradites për të përfunduar në orët e para të pasdites. Në seancë i pranishëm ishte edhe Basha, i cili pasi doli nga organi i akuzës tha se nuk merrej me fabulat e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë që kryefjala e gjithë procesit ishte “Lulzim Basha nuk është marrë në cilësinë e të pandehurit dhe nuk mund të gjykohet në këtë proces”.
Pala mbrojtëse
Fjalën fillimisht e mori avokati i ministrit Basha, Zef Nika. "Prokuroria e ka futur procesin në një rrugë pa krye", tha avokati. Avokati Nika parashtroi para Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të gjitha shkeljet ligjore dhe Kushtetuese të Prokurorisë ndaj klientit të tij për këtë çështje dhe kërkoi pushimin e saj. Sipas avokatit, këto shkelje kanë lidhje me procedurat hetimore të ndjekura nga organi i akuzës, që nga veprimet për thirrjen e ministrit Basha në Prokurori në një kohë që gjykata e Tiranës kishte ndërprerë hetimet, deri tek procedurat për njoftimin e akuzës dhe dërgimin e kërkesës për shqyrtimin gjyqësor të çështjes në Gjykatën e Lartë. Duke e cilësuar rastin si të paprecedentë, avokati deklaroi se Basha nuk kishte statusin e të pandehurit në këtë proces dhe për rrjedhojë gjyqi ndaj tij nuk mund të zhvillohet. Të njëjtën kërkesë bëri edhe avokati Genc Gjokutaj që përfaqëson të pandehurin Andi Toma. Të dy avokatët debatuan para gjykatës për gati tre orë rresht.
Prokuroria, gjykata
Përfaqësuesit e organit të akuzës thanë dje se nuk ishin dakord me mendimet e avokatëve mbrojtës. Ata i kërkuan gjykatës të marrë në shqyrtim të pandehurit duke i cilësuar të gjitha procedurat e zhvilluara deri tani korrekte dhe brenda afateve ligjore. Pasi ka dëgjuar për disa orë me radhë palën mbrojtëse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë u tërhoq për vendim. Vendimi u shpall në orën 13.00. Sipas relatorit të çështjes Spiro Spiro, kolegji do të shprehet për marrjen në shqyrtim ose jo të dosjes penale vetëm në datë 16 mars. Basha akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme për abuzime lidhur me procedurat e ndjekura për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës në kohën kur mbante postin e ministrit të Punëve Publike. Së bashku me të, Prokuroria akuzon edhe ish-drejtorin juridik të kësaj ministrie, Andi Toma.
Deklarimi i ministrit Basha
“Nuk merrem me fabulat e Prokurorisë së Përgjithshme”
TIRANË- Më 16 mars Gjykata e Lartë do t’i përgjigjet kërkesës së avokatit mbrojtjes, i çili kërkoi sot pushimin e çështjes. Mbrojtësi ligjor Zef Nikaj mbron kërkesën e tij në faktin se akuza ndaj klientit të mbrojtur nga ai, ministrit Basha i është bërë jashtë afateve ligjore. Për periudhën 6 nëntor- 6 dhjetor ekziston një vendim i Gjykatës së Apelit që ka marrë formë të prerë dhe që i shpall të pavlefshme të gjitha veprimet e kryera nga organi i akuzës në këtë periudhë. Nga ana e Prokurorisë pretendohet se të gjitha veprimet janë kryer brenda afateve ligjore, pasi nga ana e palës mbrojtëse nuk është ankimuar zgjatja e afateve të hetimit. Ndërkohë që vet Ministri Basha është shprehur pas procesit se “Nuk merrem me fabulat e Prokurorisë”. Ky është rasti i parë që Gjykata e Lartë merr në gjykim një ministër. Procesi në ngarkim të Lulzim Bashës aktualisht shefi i diplomacisë shqiptare nisi për shkak se u akuzua nga Prokuroria se ishin shkaktuar 230 milionë euro dëm në ndërtimin e segmentit Rrëshen- Kalimash.