Socialistët akuzojnë Berishën se shiti tokat e vilave për interesat e ministrave

Braçe: Një ministër i Berishës po zgjeron oborret në Golem për ti privatizuar
Deputeti socialist, Erion Braçe akuzon qeverinë se ka shituar tokat e vilave në bregdet për tua dhënë ministrave të tij. Këto vila, sipas Braçes janë të klientëve të qeverisë dhe të qeverisë. Vendimi që ka marrë Sali Berisha para tre javësh për të shitur të gjitha tokat poshtë vilave të ndërtuar në bregdet që dihet fare mirë se të kujt janë këto vila, të klientëve të Qeverisë dhe të Qeverisë, natyrisht kjo po ndodh në një moment kur së pari duhet të kishte ndodhur kompensimi me toka në bregdet i ish-pronarëve. E dini çfarë ka ndodhur që nga dita që Kryeministri lançoi këtë vendim për të shitur toka poshtë vilave në bregdet për të cilat ka thënë njëmijë e një të zeza? Ministri që disponon këtë vilë në Golem ka filluar zgjerimin e vilës dhe ka shtuar edhe një copë tjetër toke pranë vilës së tij me qëllim që ta paguajë me paratë e taksave tona. Nuk po ia përmend emrin se është më i vjetri në këtë Qeveri dhe në të gjitha qeveritë, theksoi Braçe. Lidhur me këtë akuzë, ka reaguar në mënyrë të menjëhershme edhe kryetarja e parlamentit, e cila duke iu drejtuar deputetit socialist është shprehur se po të ishit i ndershëm, do të kishit treguar emrat e ministrave të ish qeverisë suaj, PS, përmend emrat e atyre që kanë vilat aty. Duke e cilësuar klientelist, vendimin e dhënies me koncensin, për ndërtimin në mes të Gjirit të Lalzit një tjetër port Jahtesh, Braçe është ndaluar tek përfituesi i vetëm i tij, pronari i pallatit të Kryeministrit Berisha. Vendimi i fundit i qeverisë, edhe ky klientelist, që më në fund pas grabitjes marramendëse të tokave në Gjirin e Lalzit ka kaluar për të grabitur detin, për të dhënë me koncesion, për të ndërtuar në mes të Gjirit të Lalzit një tjetër port Jahtesh, dhe përsëri përfituesi është pronar i pallatit të Kryeministrit. Vendimin e fundit të kreut të qeverisë, lidhur me kompensimin e ish pronarëve me troje në bregdet, Braçe e ka cilësuar grabitje marramendëse, që tani po ndodh në det. Përgjegjshmëria shumëvjeçare me pronat po kthehet prej vitesh në xhiron pasurore më të madhe të Qeverisë aktuale. Sali Berisha tha se tashmë ka një hartë të tokave për kompensim të ish-pronarëve me troje në bregdet. Natyrisht që i gjithë ky proces nuk ka transparencë, ai është fundor, i turpshëm dhe thjeshtë pas grabitjes marramendëse në Lalëz, Kavajë, Vlorë, Velipojë, nga Pishë Poro deri në Nartë dhe nga Llogaraja deri poshtë në Sarandë. Tani kjo histori po ndodh edhe në det. Sipas Braçes, Berisha para se të merrte vendimin për shitjen e tokave poshtë vilave të ndërtuara në bregdet, duhet në fillim të ishte bërë kompensimi i ish-pronarëve me toka në bregdet. Duke vazhduar akuzat për kryeministrin, Braçe ka përmendur çështjen e privatizimeve, të cilat sipas tij janë errësuar shumë, ku Kryeministri ka dhënë një shitje të shpejtë të çdo aksioni publik, dhe ndërmarrjeve publike apo private ku ka ende aksione publike. Kryeministri duhet të kuptojë se çdo që është publike në këtë vend, nuk është e tija personale, por është pasuri kombëtare. Transparenca e këtij privatizimi të këtyre aseteve publike është jetike jo vetëm për vendin, por edhe për biznesin që do të përfshihet në këtë proces. Në periudha të shkurtra parazgjedhore transparenca zëvendësohet gjerësisht nga korrupsioni politik dhe nga zhvatja për interesa personale dhe elektorale të atyre që janë në pushtet. Kjo është në kundërshtim të hapur me interesat e shqiptarëve dhe natyrisht në kundërshtim të hapur me interesat strategjike të vendit. Deputeti socialist, familjen qeveritare e ka cilësuar përfituese të shitjes së aseteve kombëtare, në një kohë krize ekonomike ku sipas tij preken të gjitha familjet shqiptare. Duke u ndaluar tek çështja e privatizimit, Braçe ka përmendur privatizimin apo shitjen e liçensës së katërt celulare në Shqipëri, ku këtë proces e ka cilësuar jo transparent dhe klientelist. Të listuar në atë kompani që është paraqitur e para në tender janë 5 klientë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, mes të cilëve asnjëri i marrë më parë me veprimtari të telefonisë celulare, ka theksuar Braçe. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, deputeti socialist transparencën e llogarive të Qeverisë e ka quajtur shqetësim serioz, që sipas tij lidhet me përdorimin e llogarive të Qeverisë për qarkullimin e parave të paidentifikuara brenda dhe jashtë vendit. Raportin e Bankës Botërore, Braçe e ka lidhur me një çështje, që sipas tij Qeveria ka gënjyer vazhdimisht në Parlamentin e Shqipërisë. Edhe gazeta, që njihet si gazeta pranë Qeverisë pavarësisht se është e pavarur kishte po këtë titull Banka Botërore: Gabuam me emërimin e dhëndrit të Kryeministrit, çfarë duhet të besoj unë, që Kryetarja e Kuvendit po lufton me Kryeministrin e vendit dhe i përmend dhëndrin nëpër gazeta?, vijoi Braçe.