Grabitet shkolla, i merren ekrane kompjuteresh dhe tastiera

Durrës, 28 shkurt, 11:40, NOA – Shkolla e fshatit Romanat të Durrësit është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat e policisë së këtij rrethi, sipas të cilave persona edhe të paidentifikuar kanë hapur njërën nga dritaret, kanë thyer më pas derën e një klase dhe kanë marrë në laborator 10 copë monitorë kompjuterash të markes MSIË7006 si edhe 10 tastiera kompjuteri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
n.e/NOA