E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet ish-kryetari i PD-së, Shpëtim Xhyheri

28/02/2009  Vuante nga një sëmundje e rëndë

VLORE- Ka vendosur ti japë fund jetës një nga funksionarët më të hershëm të PD-së së Vlorës, i cili ka mbajtur poste drejtuese në parti e institucione të ndryshme në qytet. Shpëtim Xhyheri, 65-vjeç, është gjetur mesditën e djeshme nga të afërmit e tij në banesë, me një plumb në kraharor dhe një armë pranë trupit. Ai kishte drejtuar një armë të tipit çifte trupit, në pjesën e zemrës dhe e ka shkrehur atë. Menjëherë e kanë transportuar në spital. Por ka qenë e kotë se sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit ai ka ndërruar jetë. Trupi i 65-vjeçarit është çuar më tej në morg, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Në banesën e Xhyherit, ku edhe ka kryer aktin ka mbërritur policia, e cila ka analizuar vendngjarjet, si dhe armën e përdorur prej viktimës. Nga deponimet e familjarëve të bëra grupit hetimor ka rezultuar deri tani se shkak i vetëflijimit të Shpëtim Xhyherit ka qenë një sëmundje e pashërueshme që ai vuante prej rreth 4 muajsh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›