E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama miting me moton Berisha mos harro, Meta me moton Berisha ik

Publikimi i Raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan e ka vënë qeverinë Berisha përpara një pasqyre që të shohë veten. Konstatimet që ka bërë ky raport janë vënë në dukje padyshim nga opozita aktuale edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, por me një ndryshim. Kjo e fundit në kuadër të korrupsionit Berisha ka dalë me moton përfundimtare Berisha ik, duke konkurruar  kreu e Partisë Socialiste, i cili vazhdon të ngelet grevëthyesi i madh i Gërdecit duke treguar se edhe në këtëv ditë përkujtimore të vdekjes së 26 viktimave të Gërdecit del me moton Berisha mos harro, duke i kujtuar këtij të fundit se nuk duhet ti harrojë Edi Ramës nderin e bërë nga ai për mbylljen e gojës për tragjedinë e Gërdecit. Pas DASH reagoi lideri i LSI, Ilir Meta, i cili e ka cilësuar raportin për vitin 2008 një shuplakë të fortë për Sali Berishën dhe keqqeverisjen e tij. Konkluzionet e partnerëve amerikanë janë në të njëjtën linjë me konstatimet dhe denoncimet që ne kemi bërë në vazhdimësi ndaj keqqeverisjes së Sali Berishës, u shpreh Meta. Zgjedhjet e 28 Qershorit, thekson Meta tashmë janë shansi i shqiptarëve për të hequr nga qeverisja një Kryeministër të papërgjegjshëm, që jo vetëm i ka sjellë atyre kaq probleme, por ka nxirë edhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Me rastin e 1- vjetorit të Tragjedisë së Gërdecit, Meta bëri thirrje në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si forca kryesore opozitare në vend prej një viti, si forca e parë e cila e vuri gishtin mbi Sali Berishën si kryeshkaktarin e kësaj tragjedie, si forca që kërkoi një hetim parlamentar për tragjedinë e Gërdecit, që nuk u realizua kurrë, për shkak të bashkëpunimit për ta mbuluar tragjedinë dhe shkaktarët e vërtetë të saj, jo vetëm anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI, por të gjithë opozitarëve, që në 15 Mars të gjithë të bashkohemi nën moton: Berisha Ik, pasdite në hapësirën mes sheshit Nënë Tereza dhe Kryeministrisë, për të nisur fushatën e largimit të Sali Berishës nga drejtimi i Qeverisë së vendit. Konkludimet e këtij raporti sipas Metës vijnë në të njëjtën linjë sipas konkludimeve që ka bërë LSI.  Ne kemi denoncuar kontrollin dhe presionin e Qeverisë mbi institucionet e pavarura, mbi gjyqësorin, mbi Prokurorinë dhe mbi median, u shpreh Meta.Ashtu siç konkludon Raporti,tha Meta ne kemi denoncuar paaftësinë e Qeverisë për të realizuar një reformë të plotë e integrale në sistemin e drejtësisë, që rrit pavarësinë e sistemit, që rrit transparencën dhe efikasitetin e tij.Ashtu siç konkludon Raporti,vijoi të thotë Meta ne kemi denoncuar pseudo-Reformat ligjore të Berishës për shkatërrimin e Kushtetutës, për ligjin për Prokurorinë apo lustracionin, të cilat kanë pasur si objektiv të vetëm mbrojten e Fazlliçëve të shumtë dhe mbulimin e aferave korruptive. Meta gjithashtu tha se ashtu siç konkludon Raporti, ne kemi denoncuar korrupsionin e madh të përhapur në vend, si pengesë për çdo Reformë, e sidomos korrupsionin me tokat dhe pronat, një dështim i madh i kësaj Qeverie dhe një pengesë reale për zhvillimin dhe integrimin e vendit. Njëkohësisht, tha ai kemi denoncuar dështimin e Berishës dhe Qeverisë së tij në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve, sidomos trafikimit të grave e fëmijëve. Meta nënvizoi se kjo panoramë, që sjell edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk mund të shërbejë as si një moment reflektimi për Berishën, sepse ai tashmë e ka ezuruar shansin e tij për të ndryshuar. Në fund të deklaratës Meta, është pyetur nga gazetarët se që nga Elbasani kryetari i G99, Veliaj ka hedhur akuza në drejtimin tuaj dhe LSI. Ai i është përgjigjur pyetjes se për të gjitha ato shpifje ordinere, përgjigjen do ta marrë në Prokurori dhe në Gjykatë, në mënyrë që të edukohet me shtetin ligjor, që duhen ta respektojnë të gjithë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›