E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Shqiperine e larget, mbijeton nje kod nderi shekullor

THETH, SHQIPERI - "Bjeshket e Nemura" ngrihen lart mbi luginen e Shales, bora kapet pas majave te tyre edhe ne vere. Majat e tyre te mprehta fshehin nje prej rajoneve me te izoluara te Evropes, ku kultura fisnore jeton sapo kalon kufijte e botes moderne. Per rreth gjysme viti, Shala, nje park i mbrojtur kombetar, eshte e izoluar prej bores se madhe e cila bllokon rrugen qe gjarperon midis maleve. E vetmja menyre per te hyre ose dale eshte nje udhetim prej 7 oresh ne kembe per ne rrugen me te afert, nese debora nuk eshte aq e thelle.

Ketu nje menyre jetese qe po zhduket me shpejtesi mbetet ne traditat e Kanunit, kodit te shekullit te 15-te te princit Leke Dukagjini. Por gjithnje e me pak vendas jane te gatshem ti rezistojne dimrit te ashper ne Theth, nje fshat katolik me shtepi guri te bardhe te shperndara neper lugine ku pirgjet e debores jane kaq te larta sa edhe per te vizituar nje fqinj mund te jete e pamundur. Me pak se dy dekada me pare, rreth 200 familje jetonin gjate gjithe vitit ne Theth. Tani jane 10 ose 15 familje akoma.

"Te gjithe largohen gjate dimrit", thote Dilda Dednoja, nje grua 69 vjecare e cila nuk kalon me prej shtate vitesh dimrin ne shtepine e saj ne zonen e Okolit ne Theth.

"Ne dimer ju jeni bllokuar ne debore dhe ju vertet qe doni te largoheni", thote ajo, duke pershkruar nje jete plot mungesa dhe rraskapitese ku ushqimi hiqet menjane ne vjeshte per te zgjatur deri ne pranveren e ardhshme, drute e zjarrit duhet te jene futur ne shtepite e fshatareve perpara se ato te izolohen nga njera-tjetra. "Do te kete rreth 4 metra debore jashte deres; nuk ka asnje doktor dhe asnje shkolle".

Agetina Carku jeton ne shpatin e lugines, ne shtepine e pare mbi rrugen e keqe qe te con prej maleve drejt Thethit. Ne moshen 76 vjec, ajo ka mbyllur shtepine e saj ne dimer dhe ka levizur drejt qytetit verior te Shkodres gjate dy dimrave te fundit. Por ajo akoma deshiron te qendroje ne male. "Kur vij ketu sikur ringjallem", thote ajo, duke shikuar xixellonjat qe fluturojne ne kopshtin e saj nje nate vere.

"Une akoma deshiroj te qendroj, por brezi i ri nuk deshiron te punoje fort. Une nuk mund te qendroje e vetme, me duhet te ndjek familjen. Kjo eshte nje nevoje praktike, por kjo gjithashtu eshte nje tradite".

Ne xhepa te tille te izoluar si keto traditat e Shqiperise vazhdojne te jene me te forta.

Shume vazhdojne te jetojne te pakten pjeserisht me Kanunin, nje permbledhje kodesh qe kalojne permes shekujve ne te cilat "besa" - perkthyer me afersi si fjale me nder ose premtim te shenjte - eshte gjeja me e larte. Kodi ishte pranuar nga shumica myslimane shqiptare dhe nga minoritetet katolike dhe ortodokse.

Kodi mbulon gjithcka prej trashegimise dhe te drejtave te kishes deri ne trajtimin e bagetive. Mosbindja ndaj Kanunit mund te coje ne ndeshkime te ashpra te cilat mund te perfshijne debimin ose djegien e shtepise se shkelesit. Nje mosperfillje mund te coje ne nje gjakmarrje e cila mund te zgjase me breza.

Ne Theth, askush nuk deshiron t'ia shese token nje personi qe vjen nga jashte, ose edhe nga nje fshat tjeter. Nuset duhet te vijne nga jashte lugines, nje tradite e cila ndiqet sipas rregullave te Kanunit sipas te cilave martesa brenda te njejtit fis eshte e ndaluar.

"Kanuni eshte ligj. Ashtu si ligjet e shtetit", - shpjegon Gjovalin Lokthi, 39 vjec, nje "kryeplak" i ashper, ose shefi i zgjedhur i fshatit. "Me Kanunin ju mund te vriteni per ceshtje nderi", thote ai, duke pire nje gllenjke raki te prodhuar vete, ne ate qe deri kohet e fundit ishte kafeneja e vetme e Thethit - nje kasolle me derrasa te cilen ai e kishte shnderruar nga nje kasolle per dhite. "Por eshte me mire te vritesh, sepse cfare te mire do te kishte jeta juaj (nese ju do te kalonit) 100 vjet prapa banakut?".

"Kulla" e Thethit, eshte nje kujtim i trashegimise rrenuese qe mund te kene gjakmarrjet. Tani nje atraksion turistik, godina e ndertuar me gur dhe pa dritare ishte vendi ku burrat e familjes ne armiqesi mund te gjenin strehe - per muaj ose edhe per vite me radhe. E mbrojtur me lehtesi me mure te plote dhe te cara per dritare, burrat mund te mbijetonin nga bagetia qe mbahej ne katin perdhes dhe ushqimet qe silleshin prej grave te familjes, te cilat nuk ishin objekt i gjakmarrjes.

Kullat nuk perdoren me. Por ka akoma familje ne veri te Shqiperise te cilat jane te detyruara te izolohen per shkak te armiqesive, duke mos pasur mundesi te dalin jashte deres se shtepise nga frika se mos vriten. Dhe ndonjehere keto dite nuk jane vetem burrat por gjithe familja e cila frikesohet per jeten e saj.

Kanuni mbijetoi megjithe 4 dekada te sundimit komunist pas Luftes se II Boterore, me vuajtje te tilla si burgosjet masive ne kampet e punes dhe perpjekjet per te thyer praktikat fisnore.

"Ajo qe kane kaluar njerezit ketu eshte shume mahnitese", thote Michael Galaty, profesor i antropologjise ne Millsaps College ne Jackson (Misisipi), i cili drejton nje projekt 4 vjecar kerkimesh antropologjike dhe arkeologjike ne luginen e Shales, i cili studion edhe efektet e izolimit. "Ju kaloni nga kjo kulture e izoluar fisnore ne nje prej diktaturave me te ashpra totalitare qe ka njohur bota ndonjehere, dhe prej ketej drejt e ne komunitetin e globalizuar".

Por shume njerez ne Shqiperi - vecanerisht ne kryeqytetin, Tirane, e cila po modernizohet me shpejtesi - tani e perceptojne Kanunin si brutal dhe arkaik, me urdhrat e tij qe gjaku duhet paguar me gjak dhe se nje grua eshte "nje placke e bere per te duruar".

Kanuni "ka qene perseritur prej shekujsh dhe eshte rrenjosur thelle ne ndergjegjen e njerezve", thote Ismet Elezi, nje profesor i se drejtes penale, aktualisht ne pension, ne Universitetin e Tiranes, qe kaloi 50 vjet duke studiuar kanunin. Por "brezi i ri eshte i interesuar per rock dhe pop, jo per Kanunin, ndonese ata e zbatojne ate...Eshte e zakonshme qe te vjetrit qe shtyjne me te rinjte ta aplikojne ate, megjithese ata nuk e dine sesi".

Edhe ne nje zone te izoluar si Thethi, eshte e qarte se bota e jashtme eshte hyre ngadale brenda tyre. Tani antenat satelitore televizive jane te dukshme, nje antene perforcuese e rrjetit celular e montuar kohet e fundit siguron pothuajse mbulimin perfekt ne nje zone ku lidhjet me rrjetin kombetar te kabllove mbitokesore jane akoma jashte mundesive.

Nje numer gjithnje e me i madh turistesh jane te gatshem te rezistojne udhetimin rraskapites me makina fuoristrade per te shkuar ne lugine. Fshataret kane filluar te marrin miq me pagese ne shtepite e tyre, dhe nuk eshte akoma e qarte sesa shume turiste ata do te jene te afte te akomodojne.

Tani per tani fshataret e Thethit akoma i mirepresin vizitoret me raki dhe me kupa te vogla te mbushura me kafe te embel. Mbi te gjitha, sipas tradites shqiptare dhe Kanunit, ju nuk mund te ktheni mbrapsht nje mysafir.

Publikuar nga "Los Angeles Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›