Vlorë, plagoset 25-vjecari, mister motivet

Një 25-vjecar është plagosur në mesnatë në qytetin e Vlorës në rrethana të paqarta.
Orgest Mustafaj është dërguar pas ngjarjes menjëherë në spital nga një automjet tip BMW.
Gjendja e tij është kritike, pasi është plagosur në mushkëri dhe në këmbë.
Policia është vënë në kërkim të automjetit që mendohet ta ketë sjellë Mustafajin në spital, ndërkohë që pasi të kalojë gjendjen e rëndë do të merret në pyetje edhe i plagosuri për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.