E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga "bashkiakut" te Tiranes

TIRANE - Vihet ne pranga falsifikuesi i certifikatave te Bashkise se Tiranes, por jo vetem. Artur Ademi 37 vjec eshte arrestuar mbremjen duke gdhire dita e djeshme gjate operacionit policor te koduar "Ora e Mbremjes". Prangosja e tij, eshte bere ne rrugen "Muhamet Gjollesha", te kryeqytetit, pas sigurimit te informacioneve te sakta se ai kishte me vete dokumente te falsifikuara apo qe do ti falsifikonte. Por uniformat blu nuk i kane sekuestruar atij, vetem certifikata te minibashkive te Tiranes, por dhe dokumente te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Ministrise se Transporteve, Drejtorise se Tatimeve, Komunes Dajt, Drejtorise se Pergjithshme te Transportit Rrugor, etj. Burimet policore thane se, nese dikush donte te merrte nje dokument te falsifikuar shume lehte mund te shkonte tek i arrestuari dhe mund te kryente pune kollaj, sigurisht kundrejt pagesave. Burime nga grupi hetimor i Policise se Tiranes, kane bere te ditur, se cmimet per dokumentet qe leshonte Ademi, varionin nga 1 mije leke deri ne 10 mije leke apo me shume ne rastin e falsifikimit te pasaportave apo ndonje dokumenti tjeter te rendesishem.

Hetimet

Hetimet per arrestimin e 37-vjecarit Ademi, i njohur ne kryeqytetet per "punen" e tij, kishin nisur disa muaj me pare. Uniformat blu te Seksioni Kunder Krimit Ekonomik-Financiar te Policise se Tiranes, e kishin ndjekur per disa kohe te dyshuarin duke vene ne pune dhe metodat speciale te mbikeqyrjes apo te hetimit. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se, eshte perdorur dhe metoda e stimulit, per te bere te mundur sigurimin e provave ndaj te dyshuarit. Policia tha se, eshte dokumentuar teresisht se te gjitha vulat dhe dokumentet e sekuestruara jane te falsifikuara. Nga Seksioni Kunder Krimit Ekonomik-Financiar jane kryer veprimet e para procedurale dhe materialet e perpiluara i kane kaluar per kompetence Prokurorise se Tiranes. Ademi eshte akuzuar per veprat penale te "falsifikim i dokumenteve zyrtare", "falsifikimi i akteve te gjendjes civile", "prodhim i mjeteve per falsifikim", "falsifikimit te vulave, stampave ose formulareve". Nderkohe qe per kete ceshtje institucioni i akuzes se kryeqytetit dhe specialisteve e seksionit, por vazhdojne punen intensive te tjera hetime per zbardhjen e veprimtarise se te ndaluarit apo identifikimin dhe ndalimin e persona te tjere te implikuar, ne kete afere falsifikimesh.

Arrestimi

Operacioni i koduar "Ora e mbremjes", ne oret e vona te dy diteve me pare ka cuar ne pranga Artur Demiri, 37 vjec, lindur dhe banues ne Tirane. Demiri eshte ndaluar pasi dyshohet per "falsifikim te dokumenteve zyrtare". Operacioni ishte organizuar ne bashkepunim dhe me seksioni e kerkimit, ne polici. Gjate arrestimit ai ka pasur me vete disa certifikata te falsifikuara nderkohe qe gjate kontrollit ne banese i jane gjetur nje numer i madh dokumentesh qe dyshohet se jane te falsifikuara.

Artan Cena

Konfiskimet e policise gjate aksionit

Dokumente te falsifikuara, vula te zyrave te gjendjeve civile, Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Ministrise se Transporteve, Drejtorise se Tatimeve, Komunes Dajt, Drejtorise se Pergjithshme te Transportit Rrugor, etj. Materialet ne ngarkim te shtetasit Artur Demi i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Tiranes per hetime te metejshme per disa vepra penale qe rendojne mbi 37-vjecarin Demiri.

Vulat dhe dokumente

Vula te zyrave te gjendjeve civile, numer 1, 2, 3, 6, 7 dhe 10 te Minibashkive Tirane,

Vula Gjykates se Tiranes, Instituti i Sigurimeve Shoqerore, Drejtoria Rajonale Tirane

Vula te Ministrise se Transportit, Telekomunikacionit, Drejtoria Rajonale te Transportit

Vula te Drejtorise se Pergjithshme te Transportit Rrugor

Vula te Drejtorise se Pergjithshme e Tatimeve, Dega e Tatimeve Tirane

Vula te Komunes Dajt, Reparti Ushtarak numer 1810 Burrel

100 cope certifikata te Minibashkive numer 1, 2, 3, 6, 7, dhe 10, Tirane

Certifikata te Bashkise Erseke

20 cope Deshmi per drejtimin e automjeteve

10 cope Leje Drejtimi Nderkombetare

150 pulla taksash certifikatash (50 lekeshe).

1 pasaporte Ceke e cila ishte e plotesuar ne emer te nje personi.

100 cope vertetime te Minibashkive numer 1, 2, 3, 6, 7 dhe 10 Tirane.

10 cope vertetime te Deges se Mobilizimit Ushtarak Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›