E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret: Ligji eshte i pazbatueshem

Pronaret e ligjshem te tokave shprehen skeptik, nese ligji per "Verifikimin e Titujve te Pronesise", do te arrije te zbatohet realisht. Sekretari i shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro tha dje per gazeten se praktikisht ligji eshte veshtire te zbatohet dhe se shume abuzime te bera me tokat, do te vazhdojne te mbeten pa u zgjidhur. Sipas tij, ligji i qeverise ka shume boshlleqe qe nuk i japin zgjidhje abuzimeve qe nder vite jane bere me pronat ne vend, te ndara sipas ligjit 7501 "Per Token". "Shume pyetje qe ngrihen per kete ceshtje, nuk i jepet dot pergjigje me ligjin e miratuar ne Kuvend per verifikimin e titujve te pronesise. Si do te verifikohen titujt ne zona te thella malore, ku ligji per ndarjen e tokave bujqesore thuajse nuk ka funksionuar fare", u shpreh Toro, duke thene se ne keto zona, toka eshte ndare fshatce. Po keshtu, ai shprehu shqetesimin se si do te veproje qeveria me zonat qe jane ne proces legalizimi, ku me tokat eshte abuzuar dhe serish ndertimet pa leje presin legalizimin. Bazuar ne keto probleme, Toro thekson se zbatimi i ligjit eshte i veshtire dhe se qeveria duhet t'i jape pergjigje tere ketyre pyetjeve, nese vertet kerkon zbatim qofte dhe te pjesshem te ketij projekti. Nga ana tjeter, Toro vuri ne dukje faktin se po zvarritet procesi i verifikimit te titujve te pronesise, pra zbatimi i ligjit. Sipas pronarit te ligjshem te tokave, komisionet qe duhet te merreshin me verifikimin ne terren nese pronaret e kane marre ne baze te ligjit apo jo titullin e pronesise se tokes bujqesore, duhet te ishin ngritur qe ne fillim te shtatorit. "Ne kete periudhe duhet te kish nisur zbatimi i ligjit. Jemi tetor dhe ende nuk ka asnje komision te ngritur dhe mbi te gjitha qeveria nuk ka miratuar projektet qe do ti vine ne ndihme ligjit, aktet nenligjore ne baze te te cileve do te funksionojne komisionet", theksoi Toro. Ai u shpreh se pronaret po pergatisin nje pakete kritike per ligjin ne fjale, ku ngrihen shume pyetje qe kerkojne pergjigje dhe sqarime, per te vene ne funksion kete ligj. Kuvendi e zvarriti me muaj te tere miratimin e ligjit qe ka per synim verifikimin e te gjithe titujve te pronesise per tokat bujqesore. Me gjithe debatin e diskutimin e gjate te zhvilluar ne komisione e seance plenare, Partia Socialiste nuk dha konsensusin per ligjin, duke premtuar se do ta ankimoje dhe ne Gjykate Kushtetuese. Por deri me sot asnje ankese nuk eshte dorezuar ne kete gjykate. Opozita nuk u pajtua me nenin 9 te ligjit, i cili u jep te drejte personave qe e kane marre ne menyre te padrejte titullin e pronesise, ta mbajne ate duke blere token ne rast se nuk ka konflikte. Rozeta Rapushi

Cfare parashikon ligji

Ligji i miratuar dy muaj me pare ne Kuvend per "Verifikimin e titujve te pronesise" parashikon qe te gjithe ata persona qe kane toka bujqesore do u verifikohet titulli i pronesise qe kane, per te vertetuar nese e kane marre apo jo ne perputhje me ligjin. Verifikimi do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit. Nese gjate ketij procesi do te rezultoje se titujt e pronesise jane perfituar ne kundershtim me ligjin, shteti do ti kerkoj poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre ai do te mund te kete tapine. Por nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura nga persona te tjere. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij projektligji ajo do ju merret. Per hetimin e verifikimin se si jane dhene titujt e pronesise, do te ngrihet nje komision i posacem qeveritar i tokes. Nga te dhenat e Ministrise se Bujqesise rezulton se rreth 12.000 persona kane bere pushtime te paligjshme ne tokat bujqesore ne te gjithe vendin. E behet fjale per nje siperfaqe prej 6100 hektaresh. Nga keta 180 raste kane rezultuar me probleme konflikte me persona te trete per token e zene.

Protestat per abuzimet me pronat

Ne pritje te zbatimit te ligjit per "Verifikimin e Titujve te Pronesise", banoret e Himares dhe shoqata e pronareve te bregdetit, kerkuan abrogimin e ligjit 7501 "Per Token" dhe verifikim te ndarjes se tokave sipas menyres se tyre. Mes protestave ne kete zone, shoqata e bregdetit, banore te zones te drejtuar nga Kryetari i Bashkise Vasil Bollano dy muaj me pare, sugjeruan abrogimin e ligjit 7501 "Per Token", si nje ligj komunist te cilin Himara as nuk e ka zbatuar ndonjehere dhe as nuk do e zbatoje ne te ardhmen. Ne kete tryeze u hodh ideja e krijimit te komisioneve paralele me ato shteterore per verifikimin e ndarjes se tokes bujqesore me ligjin 7501. Keshtu, u propozua qe ne cdo fshat te Himares te ngrihen komisione te tokave te perbera me nga nje ekip qe do te kete dhe nje topograf. Keto komisione sipas diskutimeve te djeshme, do te merren me shqyrtimin e dokumenteve te tokes per ti verifikuar nje e nga nje. Madje ne te u caktua dhe data 30 nentor te ketij viti, si date kur keto komisione do te te merren me finalizimin e dokumenteve qe me pas do ti percillen qeverise. I tere procesi do realizohej me parate e Himarjoteve. Qendrime te tilla shkaktuan debate te medha ne politike. Deputetet e forcave te ndryshme politike i quajten antiligjore veprime te tilla. Sipas tyre, vetem komisionet shteterore mund te verifikojne titujt e pronesise dhe aspak persona te tjere, duke hedhur poshte keshtu diskutimet e propozimet te tryezes se zhvilluar ne qytetin bregdetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›