E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensioni i pjesshem, si perfitohet

Te gjithe ata persona qe kane plotesuar moshen 65 vjec per burrat dhe 60 vjec per grate, por qe kane me shume se 15 vite pune te siguruara mund te perfitojne pension te pjesshem pleqerie. Ky lloj pensioni i jep mundesi te gjithe ketyre personave qe per arsye te ndryshme nuk kane plotesuar vitet e nevojshme te punes te trajtohen me pagese.

Pensioni

Sipas ligjit te Sigurimeve Shoqerore, per te gjithe personat qe per arsye e motive te ndryshme nuk i kane plotesuar vitet e nevojshme te punes eshte parashikuar qe te perfitojne pension te pjesshem pleqerie. Pra keta persona do te marrin pensionin per aq vite pune sa kane investuar ne skemen e sigurimeve shoqerore, por jo me pak se 15 vite gjithsej. Megjithate edhe ky lloj perfitimi ka disa kritere qe perjashtojne disa kategori punonjesish per ta marre ate. Keshtu, pensionin e pjesshem te pleqerise nuk e perfitojne dot personat qe kane punuar ne pune te kategorise se pare apo te dyte. Kjo sepse per keta persona, ligji ka parashikuar ndryshe per efekt te moshes se daljes ne pension. Pra, ligji percakton se "personi i siguruar per nje kohe me pak se 35 vjet dhe me shume se 15 vjet sigurimi, ka te drejte te perfitoje pension te pjesshem, kur te arrije burri moshen 65 vjec dhe gruaja moshen 60 vjec". Ky pension caktohet si pjese e pensionit te plote dhe llogaritet duke shumezuar pensionin e plote me vitet e sigurimit dhe duke bere pjesetimin me 35. Per efekt llogaritjeje edhe pensioni i pjesshem llogaritet njelloj si pensioni i plote i pleqerise. Masa e pensionit te pjesshem korrigjohet me raportin midis viteve te punes qe ka pensionisti pjesetuar me 35 vite aq sa kerkon ligji.

Llogaritja

Nese nje personi i ka lindur e drejta per pension pleqerie ne vitin 2008 dhe ne kohen qe kerkon pension ka vetem 30 vjet pune, sipas llogaritjeve pensioni do te ishte 12 mije leke ne muaj. Ndersa pensioni i pjesshem per 30 vite pune qe ka personi i rezulton 12000 X 30 / 35 = 10.284 leke. Pra ne kete rast vetem se personit i mungonin 5 vite pune ai do marre me pak ( 12.000 - 10.284 ) = 1716 leke per cdo muaj. Ne keto kushte gjykohet me vend qe te gjithe personat qe akoma nuk u ka lindur e drejta per pension dhe i mungojne vite pune eshte e nevojshme dhe e domosdoshme qe te kontribuojne ne skemen e sigurimeve shoqerore. Menyra se si mund te vazhdohet pagimi i kontributeve eshte e ndryshme, por e rendesishme eshte qe te plotesohen vitet e punes sipas percaktimeve ligjore. Nese vitet e nevojshme te punes do te jene te plota, atehere personi do te marre perfitimet e plota pa pasur asnje humbje.

Aplikimi

Personat qe jane duke plotesuar moshen per te dale ne pension, mund te bejne nje kerkese paraprake prane Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore pese muaj para afatit te daljes ne pension. Keshtu gjate kohes qe jane ende duke kryer profesionin dhe marrin rroge, deget e ISSH-se, kane mundesi te shqyrtojne te gjitha dokumentet qe ju duhen dhe te evidentojne mangesite qe mund te kene kerkuesit per te perfituar pension. Kerkesa paraprake paraqitet nga vete personi ose i autorizuari prej tij me prokure te posacme ose nga kujdestari ose nga familjari i tij i identifikuar me dokumentin perkates. Kjo kerkese se bashku me dokumentet paraqitet ne Agjencine Lokale te Sigurimeve Shoqerore (ALSSH) te vendbanimit te personit te interesuar.

Aplikimi, dokumentet e nevojshme

Personi i interesuar duhet te paraqese edhe certifikaten e lindjes me fotografi, fotokopjen e librezes se punes, fotokopjen e vertetimeve te tjera qe provojne vjetersine ne pune si dhe fotokopjen e librezes se kontributeve te paguara pas 1.1.1994. Nese nuk paraqiten fotokopjet e ketyre dokumenteve, per ata qe nuk i disponojne, procedura do te vijoje mbi bazen e deklarimit te te dhenave nga personi i interesuar. Ne kohen qe i interesuari per pension paraqet kerkesen, informohet me shkrim nga inspektori prites per daten kur i lind e drejta per pension si dhe proceduren qe do ndiqet me dokumentet paraprake. Me pas ALSSH-ja pranon kerkesen me dokumentet e paraqitura si dhe ben regjistrimin e kerkeses ne nje regjister te vecante. Ne regjister shenohet; numri rendor, data e paraqitjes se kerkeses, emri, atesia, mbiemri dhe adresa e plote e kerkuesit. Me dokumentet e kerkuesit krijohet nje dosje dhe ne kapakun e pare te dosjes shenohet numri i kerkeses, emri, atesia, mbiemri dhe adresa e plote e kerkuesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›