Në Spanjë vdes një lojtar

Një futbollist 15 vjeç nga skuadra e futbollit San Lorenzo Cadete nga Santa Cruz de Tenerife, ka ndërruar jetë të hënën gjatë stërvitjes.
Klubi nga Tenerife ka konfirmuar se futbollisti i ri ka përfunduar në tokë, ndërsa po ushtronte me shokët e skuadrës.
dhe pse nuk ka ndërruar jetë menjëherë, duke iu nënshtruar manovrave të rianimimit për më shumë se një orë, djaloshi nuk u këndell asnjëherë. Flitet se futbollisti i ri spanjoll pati probleme me zemër.