Pranjic drejt Kinës

Mesfushori i Bayern Munichut, Danijel Pranjic ka konfirmuar se do të largohet nga gjiganti bavarez në fund të sezonit. Futbollisti kroat ka marrë një ofertë të pa refuzueshme nga Kina.
“Kam marrë ofertë nga Kina, të cilën nuk mund ta refuzoj assesi. Financiarisht, është një ofertë e pabesueshme”, deklaroi për të përditshmen kroate Nogometni Magazin, 30 vjeçari, të cilit i është propozuar një ofertë prej dy vjet e gjysmë.
Përfaqësuesi kroat do t’i përfitojë 11 milionë euro. Ai ishte pranë transferimit në Everton në janar. Këtë sezon pati vetëm 14 paraqitje me Bayernin.