Del Bosque ia hap dyert Raulit

Selektori i Spanjës, Vicente Del Bosque ia ka hapur dyert Raul Gonzalezit për Euro 2012. “Më 15 maj do ta publikojmë listën e parë të të ftuarve, por nuk do të jetë definitive.
Të gjithë lojtarët spanjollë mund të shpresojnë, edhe Rauli. E di se ai kishte probleme me paraardhësin e tij, por për mua këto gjëra nuk qojnë peshë.
Rauli i ka meritat, ka bërë një sezon fantastik me Schalken dhe i ka të gjitha ato që nevojiten një lojtari për ta bartur këtë fanellë. Nuk e di nëse është lojtari më i mirë spanjoll, por natyrisht se është lojtar i madh i futbollit tonë”, përfundoi Del Bosque.