E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushtet i se shkuaresne kohen e sotme

Mbi gjysme shekulli me pare kur po kon64257 gurohej nje Europe e Bashkuar si gur themeli i kesaj ngrehine kontrinentale sherbeu edhe nje deklarate publike e ish-kancelarit gjerman Konrad Adenauer Europa po i largohet forces ose po e ushtron ate disi ndryshe ajo po leviz pertej pushtetit forces drejt nje bote veteperfshirese te ligjeve dhe rregullave Kagan R./Knopf A. Of Paradise and Power New York 2003 pg.3. Cka terhoqi vecanerisht vemendjen ne keto fjale ishte pervijimi i nje lloji te ri te shtetit pas Luftes II Boterore i atij qe me kohe u quajt shtet i se drejtes dhe qe nga fundi i shekullit te kaluar u artikulua si nje prej kritereve baze te percaktuara ne samitin e Kopenhagenit plotesimi i te cilave mund ti siguronte cdo vendi te kontinentit tone anetaresimin ne Bashkimin Europian.
Me kete emertim ky lloj shteti u konsiderua si mjeti me ane te te cilit sistemi i vlerave demokratike deperton ne mekanizmat juridike. Ne kuadrin e regjimeve demokratike liberale nocioni i ketyre mekanizmave sidomos i konstitucionalizmit identifikohet me kufizimin e pushteteve nga kushtetuta dhe te e fundit me nenshtrimin e shtetit ndaj se drejtes. Prandaj shpesh here permendet vec te tjerash edhe perkufizimi sipas te cilit shteti i se drejtes eshte i tille kur brenda limiteve te normave kushtetuese duke i respektuar keto norma nepermjet veprimtarise ligjvenese garanton zbatimin e te drejtave themelore te njeriut nen kontrollin e nje organi specifik te ngarkuar per te verifikuar pajtueshmerine midis ketyre ligjeve dhe te drejtave te individit.
Mirepo pikerisht ne nje kohe kur pretendohet qe me se fundi edhe Shqiperia te mund te siguroje statusin zyrtar te kandidatit per anetaresimin ne BE ende seshte hequr dore nga drejtimi te ne i puneve me konceptin e vjetersuar te pushtetit. Aktualisht megjithese numri i mandateve te deputeteve eshte i ndare ne menyre pothuajse te barabarte midis dy kraheve te politikes vendase perseri duket qe dominon i ashtuquajturi lsquoregjim asambleje me te cilin kuptohet plotfuqishmeria e Parlamentit mbi te gjitha pushtetet e tjera dhe organet e pavarura cka sanksionohej formalisht edhe ne kushtetutat e periudhes kur vendi yne i nenshtrohej sistemit komunist. Perdoret fjala formalisht sepse aso kohe Kuvendi Popullor miratonte mekanikisht projektligjet e paraqitura atij prej Partise. Nderkaq edhe tani pasqyrimi i ketij realiteti trishtues behet nepermjet shume shembujve regresist. Por ne keto radhe ndoshta ia vlen qe qofte edhe terthorazi apo shkurtimisht te perqendrohemi te nje i muajve te fundit i cili vijoi te kompleksitohet agresivisht ne dem te platformes baze te organizimit te shoqerise te interesave elementare te shume qytetareve dhe te ne shkelje te hapur te normave te Ligjit Themelor te shtetit. Trajtimi i ketij shembulli mbase edhe do te justifikonte titullin e ketij artikulli.
Fjala eshte per Ligjin 10207 date 23.12.2009 Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.07.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones i ndryshuar qe u miratua nga Kuvendi vetem me votat e shumices. Pasi subjektet e interesuara e ankimuan ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese kjo e fundit mori Vendimin nr. 27 date 26. 05. 2010 me ane te cilit shfuqizoheshin disa dispozita te atij Ligji si te papajtueshme me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ne keto rrethana maxhoranca parlamentare nuk mori mundimin qe te reflektonte ndaj ketij Vendimi madje e injoroi plotesisht ate. Prandaj brenda dy ndash tri javesh beri sikur riformuloi Ligjin duke i shtrire dispozitat e shfuqizuara ne 10 ndash 15 dispozita te tjera te cilat ne thelb kishin te njejten permbajtje. Miratimi perseri u realizua me ca kartone te shumices. Sidoqofte ndaj tij Presidentit te Republikes iu desh te ushtronte veton pezulluese. Megjithate dekreti i vet u hodh poshte perseri me ca kartone te maxhorances. Por kesaj radhe me manipulim flagrant te rezultatit te votimit ne seance plenare. He per he disa subjekte te demtuara prej ketij Ligji dhe ndonje pale tjeter e interesuar per mbrojtjen e te drejtave te ketyre subjekteve edhe nje here dergojne ankimimet e tyre ne Gjykaten Kushtetuese. Ja pra keto jane procedurat e ndjekura deri tani.
Por ketu vetvetiu shtrohet pyetja a mund te legjitimohen perseri keto ankimime per ta vene ne levizje organin e rishikimit kushtetues qe te shqyrtoje ceshtjen dhe te mos lsquondruhet qe te rivendose rreth saj Sigurisht qe nuk mund te paragjykohen drejtpersedrejti zhvillimet e metejshme megjithate nuk mund ti hiqet e drejta askujt qe te debatoje dhe te shtroje paraprakisht ndonje argument midis shume te tjerave te publikuara me pare edhe ne faqet e lsquoGazeta Shqiptare si cenimi i sigurise juridike pafuqia ne teresi e ligjeve me efekte prapavepruese etj. rreth anti-kushtetutshmerise se ligjit ne fjale. Me se pari duhet thene se kompetenca qe i jepet nga ky i fundit Drejtorit te Pergjithshem te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per te shqyrtuar kryesisht dhe per te anuluar vendimet e ish komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave eshte atribut vetem i pushtetit gjyqesor. Jo vetem se Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se eshte nje organ monokratik administrativ i emeruar dhe i varur nga Keshilli i Ministrave por edhe sepse ish-KKKP -te kane qene organe kolegjiale dhe organi epror i tyre ndash i zgjedhur nga Parlamenti. Madje vendimet e ketyre organeve nuk jane konsideruar dhe nuk mund te konsiderohen as tani akte administrative ne kuptimin juridik te termit strictu sensu por si akte te organeve sui generis per te cilat Gjykata Europiane e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut ka perdorur neologjizmin quasi gjykata. Ne kete kendveshtrim e drejta administrative smund te shfuqizoje dhe as te rregulloje me akte detyruese imperium interesa te personave private kur nuk ekziston nje interes publik. Aq me teper qe Ligji Themelor i Republikes se Shqiperise ne nenin 42/1 sanksionon se Liria prona dhe te drejtat e njohura me Kushtetute dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor cka i jep kujtdo mundesine per tiu drejtuar gjykates nese mendon qe organet publike individet ose subjekte te tjera kane neperkembur nje interes te ligjshem te tyre.
Dihet qe nga pikepamja juridike gjykimi nuk eshte as administrim as qeverisje. Sigurisht qe gjyqtari sikurse edhe administratori personat i detyrojne qe te plotesojne detyrimet ose tu plotesohen disa te drejta. Por juridikisht funksionet e te dyve ndryshojne thelbesisht. Nese autoritetet administrative shpesh here e zbatojne te drejten pertej cdo konflikti qellimi i gjyqtareve eshte qe te zgjidhin konfliktet duke zbatuar normat juridike ne fuqi. Gjithashtu gjykatat vendosin ne respektim te formave dhe procedurave te gjykimit ne pajtim me normat dhe me parimet e per pajtim me normat dhe me parimet e percaktuara nga jurisprudenca si karakteri kontradiktor i procesit detyrimi i arsyetimit te vendimeve ndryshimi i vendimit gjyqesor ne rruge Apeli etj. Kurse qeveria dhe administrata publike ne pergjithesi su nenshtrohen ketyre rregullave.
Njekohesisht akti gjyqesor efektivisht vleresohet me peshe me te rende se sa ai administrativ edhe kur te dyja kane te njejten permbajtje. Sepse administratori kufizohet me konstatimin e ekzistences se nje detyrimi apo nje te drejte dhe me urdherimin qe te merren masa per realizimin e tyre. Kete funksion e kryen padyshim edhe gjyqtari por vendimet e tij kane force me te madhe ato kane fuqine e te vertetes ligjore dhe jane te pandryshueshem pasi kane marre forme prere. Qe ketej buron edhe veshja e ketyre vendimeve me autoritetin e lsquogjese se gjykuar ndryshe nga akti administrativ qe mund te ndryshohet a te permiresohet nga organi administrativ. Krahas kesaj ky akti i fundit mund ti nenshtrohet kontrollit dhe rishikimit nga ana e gjykates ne rast se kesaj i drejtohen individe dhe subjekte te ndryshme qe mendojne se lsquokercenohen prej aktit administrativ. Pikerisht per te shmangur sado pak ne dukje keto ndryshime te funksioneve hartuesit e Ligjit ne fjale kane sajuar dhe mballosur me se fundmi ne tekstin e tij nje nen per mundesine e rishikimit te vendimit te AKKPndashse. Mirepo falsitetin e kesaj dispozite e kupton cilido qe shfleton Kodin e Procedures Civile neni 494 i te cilit parashikon qe berja e kerkeses per rishikimin e nje vendimi te formes se prere limitohet ne periudhen brenda nje viti nga marrja dijeni e nje te dhene percaktuese per fatin e metejshem te ceshtjes. Dhe pa u zgjatur me tej mund te thuhet qe nese prezumohet qe akti gjyqesor buron nga nje autoriteti i paanshem dhe i pavarur nga pushtetet e tjera nuk do shume diskutim te nxirret perfundimi sipas te cilit aktet administrative pra edhe vendimet e mundshme te AKKP ndashse he per he ne Shqiperi nxirren nga nje autoritet me varesi ne shkalle hierarkike si edhe frymezohen prej forcave politike qe marrin pushtetin politik. Per hir te se vertetes duhet thene qe vendi yne eshte ende larg zbatimit te idese qe sundon ne demokracite e konsoliduara rule of law qeverisja e se drejtes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›