E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesha e Turqise ne peshoren e Evropes

03-10-2010 / Zaman

Diteve te fundit ministrat e jashtem te Bashkimit Evropian zhvilluan nje takim me homologun turk Ahmet Davuto287lu. Qellimi i ketij takimi ishte gjetja e mundesive per te ndare qendrime te perbashketa me politiken e jashtme turke. Ministri i jashtem finlandez foli pa qime ne gjuhe dhe nuk u perpoq aspak te fshihte synimin e ketij takimi Politika e jashtme e vendeve anetare te BE-se ne grup apo individuale nuk ka qene lsquoefikase me politiken e jashtme turke krahasuar me efikasitetin qe ka treguar Turqia nga ana e saj. Turqia sot eshte nje nga vendet qe ngjall me shume interes ne bote kur behet fjale per politiken e jashtme.
Ndjehesh me te vertete i kenaqur kur degjon deklarime te tilla kur vijne nga politika e jashtme evropiane qe nga ana e saj jo ne pak raste ngjan se drejtohet nga politikane qe parapelqejne ta fusin koken ne rere si struci. Keto deklarime ashtu si edhe takimet e fundit jane nje shenje e qarte e faktorizimit te politikes se jashtme turke ne qarqet e BE-se. Keshtu pa i meshur me fort se cduhet kesaj perqasjeje do te ishte me vend te qartesohej tashme - nderkohe qe ne arenen nderkombetare po ndodhin ndryshime rrenjesore sa i takon qendrave te pushteteve boterore - se nuk mund te flitet per nje politike efikase evropiane pa perfshirjen e Turqise.
Turqia perben celesin e Evropes per te hyre ne thellesi te Azise. Per Evropen te hysh ne thellesite e kontinentit aziatik do te thote te jesh me prane burimeve te energjise qe gjarperojne tejendane ketij kontinenti. Kjo jo vetem se Turqia perben nje oaz stabiliteti ne kete rajon por njekohesisht sherben edhe si faktor i tkurrjes e fashitjes se tensioneve qe nese nuk administrohen ashtu sic duhet mund te shkaktojne perplasje dhe plasje ne cdo cast. Pas Luftes se Dyte Boterore Evropa ka perjetuar pergjate afro 50 viteve nje periudhe prosperiteti e sigurie. Por veshtire te thuhet gojeplote se dhe 50 vitet e ardhshme do te kalojne ne te njejten menyre. Kjo eshte e nje rendesie paresore jo vetem per te ardhmen e begatise por edhe te sigurise ne rrafsh nderkontinental. Ky eshte nje realitet i pranuar tashme edhe nga vendet anetare veriore te BE-se si Suedia dhe Finlanda por eshte njekohesisht nje realitet i pranuar me kohe edhe prej vendet jugore anetare te BE-se si Spanja Portugalia dhe Italia.
Vijimesia e paqes sigurise dhe ardhmerise ne kontinentin evropian e sheh te nevojshme perfshirjen e faktorit turk ne ekuacionet me te panjohura te politikave te jashtme. Udheheqesia politike ne Berlin dhe Paris nuk po i kushton rendesine e duhur ketij realiteti qe flet vete. Ne gjykimin tim kjo lloj politike e mosvleresimit te situates ne masen e duhur e kam te veshtire te besoj se do te shkoje gjate.
Hovi e gjallerimi qe ka pesuar Turqia ne aspektin ekonomik dhe demokratik ne keto dhjetevjecaret e fundit kane deshmuar se perben nje komb qe mund te ofroje kontributin e tij te cmuar si nje perkrahese e zhvillimeve ekonomike dhe demokratike te vete Evropes. Do te ishte mese i mjaftueshem nje fakt i thjeshte i politikave qe ndjek Turqia ne lidhje me qytetaret rome duke vene ne zbatim norma ligjore qe mundesojne integrimin e vertete dhe dinjitoz te romeve ne shoqerine turke- nderkohe qe udheheqesia politike franceze dhe presidenti Sarkozy po vene ne zbatim praktika qe mbartin fryme racizmi per ti debuar nga vendi - cka tregon se sa i nevojshem eshte faktori turk ne gjirin e kontinentit evropian. Nuk duhet lene menjane edhe nje dukuri tjeter qe flet vete. Nderkohe qe ekonomia e jopak vendeve evropiane po peson renie dhe nivelet e rritjes jane te trysnuara ekonomia turke ka pesuar nje rritje dyshifrore si dhe krahasohet me ritmet kineze te zhvillimit ekonomik.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›