Në TOB, recital i pianists italiane Gloria Campaner

Pianistja e talentuar italiane, Gloria Campaner, u ngjit mbrëmë për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, në një koncert recital, nën dirigjimin e mjeshtrit Zhani Ciko. "Jam ndjerë mirë nga ngrohtësia e njerëzve dhe ishte një kënaqësi e madhe që luajta me Orkestrën Simfonike të TKOB-së nën dirigjimin e Zhani Cikos", tha Campaner. Për 90 minuta 23 vjeçarja Campaner interpretoi pjesë nga repertori i F. Shopin, F. Liszt, Ëagner- Liszt dhe S. Rachmaninov, duke merituar duartrokitjet e publikut që kishte mbushur sallën e TKOB-it. Ndërsa dirigjenti Zhani Ciko u shpreh se “Gloria është shumë tërheqëse në lojën që bën, është kënaqësi të luash me të”. Ky koncert u mundësua nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Banka Popullore dhe AMC. Gloria Campaner ka lindur në Jezolo (Venezia) në vitin 1986. Fillon studimet e pianos që në moshën 4-vjeçare nën drejtimin e prof. Daniela Vidali. Afirmohet në shumë konkurse pianistike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë më shumë se 20 çmime të para absolute dhe duke dhënë koncerte në të gjithë Italinë. Në moshën 12 vjeçare debuton si soliste me Orkestrën e Vjenës në Teatrin e qytetit të saj të lindjes. Nxënëse e Bruno Mezzena-s, në 2005 diplomohet me notë maksimale në Konservatorin e Udines dhe një vit më vonë ndoqi diplomën tre-vjeçare të perfeksionimit të lartë pranë Akademisë Muzikore të Peskarës, duke marrë notën maksimale në ekzekutimin e Koncertit të II-të të Rachmaninovit. Ka dhënë shumë koncerte në Europë, Japoni, Kazakistan, Izrael, Amerikën e Jugut, duke marrë vlerësimet më të larta të publikut dhe kritikës. Është anëtare e përhershme e Akademisë së Muzikës së Dhomës në Bari. Prej vitit 2008 Gloria Campaner është emëruar artiste zyrtare e Steinëay & Sons.
...