E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet seanca e parë për tragjedinë e Gërdecit. 29 të akuzuar

Gjykata e Lartë nisi procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit. Në sallën e gjyqit janë paraqitur të akuzuarit për shpërthimin në fabrikën e Gërdecit ku mbetën të vdekur 26 persona.Më shumë se 30 persona janë marrë të akuzuar për tragjedinë, por vetëm 3 prej tyre janë arrestuar. Mes të akuzuarëve janë edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha.


Seanca


Në fillim të seancës u lexuan emrat e 29 të akuzuarëve, ku rezultoi se disa prej tyre nuk ishte paraqitur as vetë dhe as të përfaqësuar nga avokatët e tyare. Po ashtu rezultoi se shumë avokatë që përfaqësonin klientetët e tyre që mungonin ishin pa prokurën përkatëse që do të lejonte përfaqësimin e klientit. Pasojë e këtyre parregullsive, Kolegji Penal vendosi shtyrjen e seancës për në datën 12 maj 2009.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›