Në Tetovë, Haraçinë dhe Çair, votimet pa probleme
Tetovë -Në Haraçinë, Çair, zonat rurale të Tetovës dhe komunës së Likovës procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe qytetarët kanë pritur në radhë për të dhënë votën e tyre Zonat që deri tani konsideroheshin si problematike, për shkak të incidenteve dhe dhunës në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, disa orë para mbylljes së votimit kanë kaluar në një atmosferë të qetë, ku qytetarët në radhë të gjata kishin pritur të japin votën e tyre. Në shkollën fillore “Gjergj Kastriot Skenderbeu” qytetarët prisnin në radhë të gjata për të dhënë votën e tyre.
“Ne jemi të kënaqur që kështu në mënyrë demokratike po japim votën tonë të lirë dhe nuk duam më që të ketë viktima, le të fitojë ai që ka më shumë vota”, ka theksuar një votues në Haraçinë, në vendin ku në zgjedhjet e fundit humbi jetën një qytetar i kësaj komune për shkak të dhunës zgjedhore. Edhe në komunat e tjera shqiptare në Kumanovë, Tetovë, Gostivar ka pasur proces të lirë dhe demokratik. ina