“Nuk do të votoj në kongres, do të vazhdojmë të këmbëngulim për kthimin e PS në institucione”

Deklaron një nga kundërshtarët e kryetarit në detyrë Edi Rama, Andis Harasani
TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani flet për garën mes kryetarit aktual të partisë socialiste dhe kandidatit Maqo Lakrorit. Harasani shprehet se nuk e ndjek shpalosjen e platformave të këtyre dy kandidatëve, sepse këtë nuk e shikon si garë, por si bërje e aleancave me persona të veçantë. Për thirrjen që ka bërë bashkë me kolegët e tjerë, që Partia Socialiste të kthehet në parlament, Harasani tha nuk ka rëndësi përgjigja, rëndësi ka që ne do vazhdojmë të këmbëngulim për kthimin e Partisë Socialiste nëpër institucione. Harasani ka bërë të ditur se bashkë me disa kolegë të tjerë nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e kreut të PS. Si e shikoni garën mes Lakrorit dhe Ramës. E konsideroni një garë të vërtetë? Nuk e kam ndjekur shumë këtë që po bën Lakrori dhe Rama. Ajo për mua nuk është garë dhe prandaj nuk e kam ndjekur, por më vjen keq që vazhdoj të shikoj bërjen e aleancave me persona të veçantë. Kjo tregon se nuk kemi fituar asgjë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Më vjen keq që kryetari në detyrë e ka më të lehtë të bëjë aleanca pa miratimin e strukturave përkatëse të partisë me persona të veçantë qofshin të PD-së apo të LSI-së, pra të dy forcat që kanë qenë kundërshtare me ne në zgjedhjet e 28 qershorit. Jashtë çdo mbledhje jashtë çdo partie zyrtare, ata aleatë ato bashkëpunëtorët e tij të cilët nga zgjidhjet e 28 qershorit mbetën jashtë. Javë e kaluar ju së bashku me katër deputetët të tjerë i bëtë thirrje kryetarit tuaj që të mos bojkotojë më parlamentin, a keni pasur një përgjigje nga Edi Rama? Morëm përgjigjen nga dy kolegë tjerë të grupit parlamentar, megjithatë nuk ka rëndësi përgjigja rëndësi ka që ne do vazhdojmë të këmbëngul për kthimin e Partisë Socialiste nëpër institucione, për të respektuar institucionet për të kërkuar në këtë institucione kush është e drejta. Ne nuk mund ti japim atë luks qeverisë që të bëjë çdo gjë në parlament, apo që të bëjë ç’të dojë në të gjitha institucionet. Të shtunën janë zgjedhjet për kryetar a do të votoni ju? Unë nuk do të votoj, në shtunën do të shkoj në takim me strukturat e Partisë Socialiste nëpër universitet më të mëdha të Shqipërisë. Një takim do ta kem ditën e enjte në Durrës. Ne do të vazhdojmë takim si strukturë gjatë kësaj jave dhe kështu që nuk do të votojmë për kryetarin e Partisë Socialiste.
...