E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburgu i bën thirrje opozitës t’i kthehet dialogut në parlament

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me anë të një deklarate zyrtare e ka vlerësuar procesin elektoral në Shqipëri, si një aksion që realizoi progres të dukshëm dhe që meriton vlerësim pozitiv, ndërkohë që u ka bërë thirrje partive politike që të marrin pjesë në një dialog konstruktiv, i cili do të përshpejtojë reformat, që e afrojnë vendin me Perëndimin TIRANE – Asambleja Parlamentaren e Këshillit të Evropës e cilëson procesin e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, si të arrirë dhe me progres të dukshëm, çka i bën ato të vlerësohen pozitivisht. Pas OSBE, është një tjetër institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, që shpreh nota pozitive për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas këtij institucioni aplikimi i procedurave të reja si regjistrimi dhe identifikimi i votuesve, adaptimi i një sistemi ligjor të përmirësuar dhe një sërë risish të tjera, i bëjnë këto zgjedhje të vlerësohen mjaft pozitive. Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës, theksohet se janë vërejtur përmirësime edhe në funksionimin e KQZ. Komisioni ad hoc vlerëson qetësinë e vërejtur gjatë ditës së zgjedhjeve dhe mirë organizimin e tyre, duke vërejtur se nuk u shënua asnjë incident apo rast dhune. Ai konsideron gjithashtu se amendimet në Kushtetutë dhe Kodi i ri elektoral i aprovuar me konsensus nga dy partitë kryesore, solli një përmirësim të dukshëm të legjislacionit elektoral në Shqipëri. Duke theksuar përpjekjet e mëdha të bëra nga autoritet për të përfunduar procesin e identifikimit të votuesve në vend dhe lëshimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ad hoc me keqardhje vlerëson se kjo çështje u bë një nga temat kryesore gjatë fushatës elektorale, duke lënë mënjanë çështjet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë e që duhet të jenë në qendër të debatit. Komisioni vlerëson se zgjedhjet e 28 qershorit, në një masë të madhe nuk morën parasysh, prezencën e ulët të grave në parlament. E po kështu vlerëson me keqardhje se roli i gruas në jetën politike shqiptare vazhdon të mbetet i limituar. Komisioni ad hoc rekomandon se, për zgjedhjet e ardhshme, procesi i numërimit të votave të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme dhe të rritet numri i komisionerëve të numërimit të votave. Në bashkëpunim me Komisionin e Venecias, komisioni ad hoc fton autoritet në Shqipëri, të përmirësojë sistemin ligjor e të rrisë kapacitet e administrimit elektoral. Komisioni rekomandon ndër të tjera edhe krijimin e një administrate të paanshme dhe profesioniste elektorale; përfshirjen e më shumë grave në listën e kandidatëve; rishikimin e Kodit Elektoral në bazë të standardeve ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›