Tradhtia, ia pret testikujt burrit 61-vjeçar

Policia italiane, foto arkiv
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Livorno të Italisë, ku 57-vjeçarja me origjinë gjermane, Brigitte Skudlarek, ka torturuar bashkëshortin e saj 61-vjeçar, Gabrio Gentilini.
Shkak për këtë janë bërë tradhtitë e shpeshta të këtij të fundit.
Sipas burimeve të policisë, ajo e ka dëmtuar rëndë të shoqin në organet gjenitale, duke i prerë dhe testikujt.
Madje, ajo i kishte shkaktuar lëndime të shumta atij edhe në vrimën anale.
61-vjeçari ka vdekur disa orë më pas në një spital në Livorno. Policia është duke e marrë në pyetje 57-vjeçaren, e cila pritet të akuzohet për vrasjen e të shoqit. /leggo/
Përgatit: E.L