E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia e Kosovës, Basha mesazh urimi Isa Mustafës

TIRANE-Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka dërguar sot një mesazh urimi Kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafa me rastin e 17 shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e urimit, Basha thekson progresin që ka shënuar prishtina që pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës dhe kjo falë punës së z.Mustafa. kryebashkiaku i Tiranës i garanton z.Mustafa mbështetjen dhe përpkrahjen e projekteve të Prishtinës.

“I nderuar zoti Isa Mustafa, Kryetar i Komunës së Prishtine,
Për mua është kënaqësi e veçantë, që në emrin tim dhe të qytetarëve të Tiranës t’ju përcjell Juve dhe përmes Jush, të gjithë popullit të Prishtinës e mbarë Kosovës, urimet më të përzemërta, në përvjetorin e katërt të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Që nga shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Prishtina ka njohur një progres të admirueshëm. Ju, zoti Kryetar i Komunës keni arritur të implementoni standartet europiane të qeverisjes vendore, në administrimin e kryeqytetit të Kosovës. Katër vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ju keni instaluar një model qeverisje, i cili është shembull në të gjithë rajonin, për respektin dhe shërbimin ndaj pakicave dhe bashkëjetesës mes tyre.

Ndërsa vazhdoni angazhimin tuaj, për të përmirësuar sa më shumë jetën e banorëve të Prishtinës dhe në këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët, më lejoni t’ju garantoj se tek Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht, do të gjeni mbështetje dhe përkrahje, për të gjithë projektet tuaja”, thuhet në letrën e z.Basha.

Bashkia e Tiranës njofton se nesër 17 shkurt, z Basha pret në zyrë në oren 10.00 kreun e Komunës se Prishtinës, z Isa Mustafa.
Më pas, në oren 11.00, pranë pallateve të Shallvareve, zhvillohet ceremonia e dhënies se emrit një rruge "Ibrahim Rugova", ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri z Sali Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›