E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Gjermanët nuk kryen krime në Francë’, Le Pen dënohet për deklaratën

PARIS- Gjykata e Apelit dënoi sot me tre muaj burg dhe 10 000 euro gjobë, ish-liderin e ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le Pen për deklaratën se pushtimi gjerman në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk kishte qenë çnjerëzor.

Ky dënim për kontestim të krimeve kundër njerëzimit është një konfirmim i asaj që ishte prononcuar nga Gjykata Penale në Paris në vitin 2008.

Më 8 shkurt 2008, Gjykata Penale e Parisit shpalli fajtor Le Pen për mbrojtje të krimeve të luftës dhe kundërshtim të krimeve kundër njerëzimit, pas propozimeve të publikuara në janar 2005 në të përjavshmen e ekstremit të djathtë Rivarol.

Le Pen kishte deklaruar gjithashtu se ''në Francë të paktën, pushtimi gjerman nuk ka qenë çnjerëzor, edhe pse ka pasur gabime në një vend 550 000 kilometra katror.

Disa herë kandidat në zgjedhjet presidenciale, Jean-Marie Le Pen, 83 vjeç, ia kaloi drejtimin e partisë së tij në muajin janar 2011 vajzës së tij Marine, e cila është kandidate në zgjedhjet presidenciale prill-maj 2012.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›