E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Kosova po hyn në vitin e pestë të pavarësisë si shtet modern evropian

PRISHTINË-Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në këtë sallë, më 17 shkurt të vitit 2008, ishte akt historik dhe sublimues i luftërave të pareshtura të shumë brezave për liri dhe mëvetësi shtetërore të vendit tonë, tha sot pasdite kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në seancën solemne të Kuvendit.
"Kosova po hyn në vitin e pestë të pavarësisë, si shtet modern evropian, demokratik dhe me respekt e njohje të gjerë ndërkombëtare. Ajo përbën sot një faktor shumë të rëndësishëm paqendërtues dhe bashkëpunues në rajonin tonë dhe më gjerë”, theksoi ai.

"Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, me institucionet e konsoliduara demokratike, me sistemin modern kushtetues, me ritmet e zhvillimit progresiv dhe me rezultatet legjislative që e obligonin ndërkombëtarisht Kosovën, ne jemi nga fundi i fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë dhe të vendosur në trasenë e perspektivës së sigurt të vendit tonë, por edhe me plot sfida të brendshme e të jashtme", tha kryetari i Kuvendit, Krasniqi.

Para nesh, tha ai, është beteja e madhe e zhvillimit ekonomik, e zhdukjes së varfërisë, e zhvillimit demokratik dhe e sundimit të plotë të ligjit e të rendit në shoqëri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›