Në Vlorë rinisin reshjet e shiut, ndërkohë qarkullimi është i lirë në të gjithë akset
Gjendja e rrugëve kombëtare dhe atyre rurale, në rrethin e Vlorës, është normale.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, Saimir Haxhiu, tha se, pavarësisht nga rreshjet e shiut, nuk është krijuar asnjë shqetësim në gjendjen e rrugëve dhe qarkullimin e automjeteve. Duke ju referuar gjendjes në Qafën e Llogorasë, 40 km larg qytetit, në aksin rrugor Vlorë-Sarandë, Haxhiu bëri të ditur se, situata është normale dhe qarkullimi i automjeteve, vazhdon pa asnjë shqetësim.
Rreshjet e shiut, që kanë përfshirë rrethin e Vlorës, prej mbrëmjes së të shtunës, vazhdojnë ende me të njëjtin intensitet. Por, pavarësisht kësaj, ato nuk kanë shkaktuar pasoja në akset rrugore kombëtare dhe ato rurale. Keqësimi i motit është shoqëruar edhe me ulje të ndjeshme të temperaturave, me 3-4 gradë, por jo me rreshje dëbore.
...