Në Zubin Potok, serbët bllokojnë magjistralen
Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 18:55
Serbët nga Zubin Potoku kanë bllokuar në orët e pasdites rrugën magjistrale Mitrovicë-Ribariq, si dhe rrugën lokale që shpien në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.
Në Zubin Potok rreth orës 14.00 është dëgjuar alarmi, pas të cilit ka filluar tubimi i banorëve të kësaj ane për të qenë prezentë tek punktet ku janë vënë barrikadat.
Rrugët janë bllokuar me automjete të rënda, drunj, rërë dhe gjësende tjera, të cilat pamundësojnë totalisht qarkullimin e automjeteve nga Mitrovica në Bërnjak.
Gjatë kohës helikopterët e KFOR-it janë duke vëzhguar situatën vazhdimisht në veri të Mitrovicës. /kp/