30 mijë malazezë nuk deklaruan kombësinë
Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 15:30
Më shumë se 30 mijë qytetarë zgjodhën të mos e deklaronin kombësinë e tyre në regjistrimin e popullsisë në prill, rezultatet e të cilit u njoftuan kohët e fundit, duke shkaktuar reagime të ndryshme në Malin e Zi dhe në rajon.
Shifra arrin në 5 për qind të popullsisë së Malit të Zi dhe barazohet me popullatën e një qyteti të madh si Herceg-Novi.
"Mes të padeklaruarve ka frikë dhe revoltë. Mbi qytetarët kishte trysni nga opozita për të deklaruar përkatësinë kombëtare, përveç trysnisë konstante që ushtronin partitë në pushtet”, tha presidenti i Lëvizjes Evropiane në Malin e Zi, Momcilo Radulovic.
Disa qytetarë thonë se kanë frikë se mund të humbasin vendet e punës ose se interesat e tyre mund të dëmtohen.