E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në amfiteatrin e pemëve

10/06/2009  “Shtëpia në amfiteatrin e pemëve” është libri i ri i autorit prof. dr. Ago Nezha. Një udhëtim në vite në të katër anët e vendit, nga Veriu në Jug, Nezha ka grumbulluar në të nektarin e krijimtarisë së tij për njerëzit dhe veprimtaritë bujqësore. Duke udhëtuar në ngastrat e njerëzve të bujqësisë, duke filluar nga majat, me disa ministra dhe duke zbritur shkallët gradualisht te fermeri, nga shkencëtari te bariu, nga profesori te nxënësi, nga Veriu në Jug. Një frymë humane përshkruan gjithë veprën, mbase edhe për faktin se bujqit, njerëzit që jetojnë e punojnë në vështirësi, janë më njerëzorë, më tokësorë, më afër realitetit. Libri, si të thuash, është një autostradë, në të cilën, po të ecësh, prek tërë nervat e bujqësisë shqiptare, në tërë hapësirën shoqërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›