E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gjyq dy mashtrues, morën euro e u zhdukën

10/06/2009  Përfundojnë hetimet e Prokurorisë

TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar procesin hetimor ndaj dy shtetasve, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundur të mashtrojnë dy qytetarë nga Lushnja, duke i marrë atyre një sasi të konsiderueshme euro. Burimet pranë organit të akuzës kryeqytetase thanë se të pandehurit e kësaj çështjeje janë shtetasit Bukurie Ahmetaj 45 vjeç nga Tropoja dhe Thanas Moçka 62 vjeç nga Vlora, të cilët me anën e mashtrimit i kanë marrë dy personave nga Lushnja shumën e 1800 eurove si dhe dy pasaporta. Dy të pandehurit me premtimin se do i nxirrnin një vizë shengen shtetasit Gazmend Çanaku, kundrejt shumës 1.500 euro, i kanë marrë këtij të fundit në prani të vjehrrit të tij, shumën 200 eurove si paradhënie. Pas 10 ditësh të gjykuarit i kanë dorëzuar pasaportën me një vizë shengen austriake 9 ditore të dëmtuarit Gazmend dhe kanë marrë prej tij shumën 1.300 euro (diferencën). Të nesërmen e kësaj dite, i pandehuri Moncka ka sjellë në takim me shtetasit Gazmand e Selim dhe të pandehurën Bukurie Ahmetaj, e cila i ka shpjeguar të dëmtuarit Gazmend, mënyrën e plotësimit të formularit, për vajtjen në Austri. Meqenëse gjatë këtij takimi është debatuar afati i shkurtër i nxjerrjes së vizës, e pandehura Ahmataj i ka lënë të dëmtuarve numrin e telefonit. Mirëpo pas marrjes së pasaportës dhe 1800 eurove të pandehurit ka shkëputur kontaktet me të dëmtuarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›