E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy shqiptarë për shkak të dëmtimeve të shtëpive serbe në Zallq

Istog, 24 gusht - Policia Rajonale e Pejës nëpërmjet një komunikate për media të martën ka bërë të ditur se prapë se nga persona, tash për tash, të panjohur , ka pasur dëmtime në muret e shtëpive të posa nisura për serbët e Zallqit të Istogut, të cilët tash disa muaji kanë filluar jetën e re nën tende. “ Më  23 gusht 2010, rreth orës 21:40, patrulla e policisë e cila ka qenë në piken statike në fshatin Zallq, ka dëgjuar një zhurmë,  e cila kishte ardhur nga shtëpitë e te kthyerve serbë, të cilat janë duke u ndërtuar dhe të cilat gjinden afërsisht 150 metra nga pika statike policore”, thotë Zeqir Kelmendi, zyrtar i policisë rajonale për media. Sipas tij,  patrulla policore menjëherë ka shkuar në atë drejtim dhe kishte vërejtur se një pjesë e murrit të sapo ndërtuar ishte demoluar (rrëzuar) nga persona te panjohur. “ Patrulla menjëherë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka informuar stacionin policor ne Istog, ndërsa menjëherë  me të marr informatën, njësit Policore të Stacionit të Istogut, dhe Hetuesit Rajonal kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet intensive rreth rastit të paraqitur, ndërkaq  në vendin e ngjarjes është angazhuar edhe njësiti K-9”, thekson Kelmendi, duke sqaruar rastin se për rastin janë arrestuar dy persona të përkatësisë kombëtare shqiptar rreth moshës 29 vjeçare nga fshati Zallq i Istogut.
“ Pas intervistimit një nga të dyshuarit është ndaluar më urdhër të Prokurorit, ndërsa personi i dytë është liruar”, ka sqaruar zyrtari Kelmendi. Kelmendi ka pohuar se në kohën e dëmtimit,  në atë lokacion,  kanë qenë edhe patrullat e KFOR-it.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›