E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne cdo kilometer

Kukes - Ne cdo kilometer. Nuk eshte fjala per filmin serial bullgar i prodhuar ne fillim te viteve 1960-1970 te Paul Vezhinovit transmetuar ne Shqiperi gjate viteve te komunizmit por per nderhyrjet ne autostrade pikerisht ne segmentin Morine-Kukes-Myc-Mamez rreth 23 kilometer te gjate.


Ne kete segment te autostrades numerohen me shume se 15 nderhyrje nderkohe qe ka deshtuar vendosja e trafik ndareseve ne kete pjese te rruges. Kohe me pare ne segmentin e autostrades Morine-Kukes-Myc-Mamez ka filluar nga nje firme private vendosja e trafikndareseve prej llamarine pas nje financimi te buxhetit te shtetit shqiptar.


Por puna e kesaj kompanie eshte penguar nga banore te fshatrave te komunes Terthore e Shtiqen te cilet nuk kane lejuar kompanine qe te vendose trafikndareset ne ato vende ku ata kane nderhyre ne autostrade permes rrugeve dytesore.


Kemi presionin e banoreve te fshatrave Pobreg Bardhoc Gjegjan Bardhoc Morine Shtiqen e Myc-Mamez per te mos vendosur trafikndareset ne vendet ku ato kane nderhyre nderkohe qe numri i nderhyrjeve ne autostrade nga rruget apo shtigjet e fshatrave eshte shume i madh ku numerohen me shume se 15 nderhyrje.


Gati cdo lagje madje dhe shtepi kerkon qe te lidhet me rruge automobilistike me autostraden dhe ky eshte nje pretendim absurd - shprehet njeri prej perfaqesuesve te firmes kontraktore. Me problemin ne fjale eshte njohur edhe kompania supervizore. Vendosja e trafikndareseve ne vendet ku ka nderhyrje do te realizohet ne fund te punimeve. Vendosja e tyre do te behet ne pranine e policise per te shmangur perplasjet me banoret - thote Rusland Kallabaku perfaqesues i kompanise supervizore. Ne korrik te vitit te kaluar Parlamenti shqiptar me propozim te qeverise ka bere ndryshime ne buxhet duke disiplinuar fondet buxhetore per shkak te krizes financiare boterore qe nuk ka lene pa prekur edhe Shqiperine.


Shkurtimet me te medha ne buxhet jane bere ne projektet e rrugeve nderkohe qe nuk jane prekur fondet e autostrades Rreshen-Kalimash. Por aksidentet e shumta te veres se vitit kaluar ne segmentin Morine-Kukes kane detyruar qeverine shqiptare te perjashtoje nga keto ndryshime pajisjen e segmenteve te autostrades nga Morina deri ne Myc-Mamez me sinjalistiken e duhur rrugore dhe me trafikndareset. Vendosja e trafikndaresve do te pengonte hyrjet e shumta ne autostrade qe po behen aktualisht nga banore te fshatrave perreth autostrades duke shmangur aksidentet.

BechtelEnka qeveria e Kosoves kontrate me te favorshme se e Shqiperise
Kukes - Qeveria e Kosoves ka nje kontrate me te favorshme se sa ajo e Shqiperise ne raport me kompanine BechtelEnka qe po nderton autostraden Vermice-Merdar ne Kosove. E njejta kompani ka perfunduar se ndertuari autostraden Rreshen-Kalimash ne Shqiperi. Pagat e punonjesve shqiptare por edhe atyre te huaj si dhe privilegjet e personelit inxhiniero-teknik jane shume here me te vogla se sa ato ne Shqiperi. Nderkohe qe edhe cmimet e materialeve granulometrike qe kompania BechtelEnka blen nga te tretet eshte shume me e vogel se sa cmimi i ketyre materialeve qe eshte blere ne Shqiperi.

Shume prej punonjesve nga Shqiperia qe kane punuar prane kesaj kompanie tashme jane zhvendosur ne Kosove por ata perfitojne paga me te uleta. Njeri prej punonjesve shprehet se nese ne Shqiperi nje punetor paguhej deri ne 800 euro kjo nuk ndodh ne Kosove. I njejti paguhet me rreth 300 euro ose tre here me pak por numri i punetoreve eshte me i madh. Nese ne Shqiperi punesohej nje punetor ne Kosove punesohen tre. Por paga me te uleta krahasuar me Shqiperine marrin edhe specialistet turq apo amerikane te kesaj kompanie nderkohe qe u jane hequr edhe disa shpenzime ekstra te ushqimit dhe te banimit.


Ne Shqiperi nese nje specialist turk apo amerikan i kompanise BechtelEnka nuk deshironte te jetonte ne kamp ai mund te merrte banese me qira dhe qirane e paguante kompania. Ne Kosove kjo nuk ndodh pasi qiraja paguhet nga vete specialistet nese ata nuk deshirojne te banojne ne kamp. Ne projektin e Kosoves aplikohen edhe cmime me te lira per blerjet e materialeve granulometrike apo inerteve. Mesohet se kursimet e kompanise BechtelEnka jane shume me te medha se sa ne Shqiperi ku vetem nga pagat por edhe nga heqja e shpenzimeve ekstra kursehen rreth 130 milione euro ne vit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›