Taksisti torturohet ne polici qe te pranoje fajin

TIRAN - Bashkeshortin Abedin Mulaj e kane rrahur para syve te mi ne ambientet e Drejtorise se Policise ne Tirane duke i kerkuar te pranonte se kishte lidhje me vrasjen e Aurora Trashanit. Ky eshte denoncimi i bere dje nga bashkeshortja e te arrestuarit Valentina Mulaj nje dite pas publikimit nga Shekulli te vendimit per caktimin e mases se sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet. Sipas saj deri me tani nuk eshte bere kallezim penal per dhunen e ushtruar packa se nga ana tjeter jane njoftuar institucionet dhe organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne vend.
Bashkeshorti im nuk ka lidhje me vrasjen per te cilen e akuzojne policia dhe prokuroria. Shtetasin R.V. bashkeshorti im mund ta kete pasur klient sic ka plot qytetare te tjere te ketij vendi. Shtetasi R.V. nese ka hipur ne makinen e bashkeshortit tim qe punon si taksist nuk do te thote se Abedin Mulaj eshte bashkepunetor ne vrasje. Policia dhe prokuroria vetem per faktin qe bashkeshorti im mund ta kete shoqeruar me makine kundrejt tarifes se taksistit ate e akuzojne si bashkepunetor ne vrasjen e shtetases Aurora Trashani - u shpreh nder te tjera per Shekullin Valentina Mulaj.
Ajo nuk ka reshtur akuzat ndaj policise duke pohuar se edhe ndaj saj jane ushtruar presione psikologjike. Abedinin e kane therritur ne polici disa dite para se ta ndalonin dhe ka shkuar e ka dhene deklarime. Me pas eshte lene i lire dhe ka ardhur ne shtepi dhe ka vazhduar punen ne Urgjencen e Tiranes. Pasditen e 21 shkurtit aty rreth ores 1400 agjente te policise e kane marr ne telefon duke i kerkuar te paraqitet ne Drejtori te Policise. Ka marre bicikleten dhe ka shkuar ne polici ku ishte marre ne pyetje eshte rrahur dhe ne darke vone i kane komunikuar arrestin duke i ngritur akuzen e bashkepunimit ne vrasje. Pasi e kane ndaluar Abedinin me kane therritur edhe mua ne polici. Aty me kane bere presione te ndryshme deri sa me kercenuan duke me thene Do ti veme prangat edhe ty se burri yt eshte kriminel - pohoi Mulaj.
Ne vazhdim te denoncim te saj bashkeshortja akuzon policine edhe per dhune psikologjike e veprime arbitrare ne momentin e marrjes se makines nga parkingu dy dite pas ndalimit te Abedin Mulajt. Erdhen 15 police me arme automatike ne dore poshte pallatit dhe kerkuan qe ti jepja celesat e makines. I kerkova ndonje vendim sekuestrimi apo bllokimi nuk kishin asgje. I moren celesat dhe e kane marre makinen duke ecur si te cmendur - tha nena e nje djali dhe bashkeshortja e Abedin Mulajt i cili eshte arrestuar dhe izoluar ne qeli per faktin se i ka sherbyer nje klienti me taksi. Abedin Mulaj Dinia eshte nje nder taksistet me te vjeter qe vepron ne zonen e ish-Bllokut. Paradite ai ushtronte punen si shofer ne urgjencen e Tiranes ndersa naten punonte si shofer taksie tek kryqezimi i rrugeve Pjeter Bogdani dhe Vaso Pasha.
Vrasja e kusherires se deputetes Trashani
Abedin Mulaj eshte arrestuar me 21 shkurt 2011 pasi sipas akuzes i kishte sherbyer me makinen e tij taksi shtetasit R.V. qe dyshohet se eshte autori i vrasjes me 60 te goditura te thikes dhe me pas djegien e trupit te saj. Me date 2 shkurt 2011 rreth ores 1000 te paradites sherbimet e policise gjyqesore jane njoftuar se ne nje pallat ne afersi te rreth rrotullimit te Zogut te Zi kishte rene zjarr ne nje banese. Menjehere eshte shkuar ne vendin e ngjarjes dhe me nderhyrjen e forcave speciale te RENEA-s eshte bere e mundur shuarja e zjarrit.
Nga keqyrja e brendshme e baneses dhe pikerisht ne dhomen e gjumit eshte gjetur e shtrire e mbuluar me batanije dhe e djegur pjeserisht nje kufome e cila eshte identifikuar si shtetesia Aurora Trashani. Ne trupin e viktimes jane evidentuar 60 gjashtedhjete plage me thellesi jo te madhe te shkaktuara me nje mjet te forte te mprehte. Plaget kryesisht jane shkaktuar ne shpine nga ana e majte dhe ne qafe duke i prere trakene e laringut. Kete vrasje sipas prokurorise dyshohet se e ka kryer shtetasi R.V. nga Tirana me banim rezident ne Gjermani.