Në datëlindjen e një artisti veteran ende aktiv...

Urim për Prokop Nishkun dhe disa artistë të vyer veteranë në O.R.T
Muzika është arti i përkushtimit. Si i tillë përkushtimi ka një domethënie muzikore tepër më të gjerë se përkushtimi në jetën e përditshme. Punës dhe përvetësimit të profesionit i kushtohen shumë njerëz që aspirojnë të arrijnë nivele të kënaqshme në të. Por muzika si art (dhe mbase këtu dallon dhe nga artet e tjera), kërkon dhe një përkushtim tjetër-atë të aktit të krijimit ose interpretimit muzikor. Ajo zhvillohet si akt në marrëdhënie me publikun apo dëgjuesin. Aty lind krijimi interpretues, frymëzimi individual dhe në marrëdhënie me individualitetet e tjera pjesëmarrës në këtë akt sublim. Me të mbaruar kjo marrëdhënie mbaron edhe krijimi interpretues individual apo në ansambël. Diçka krejtësisht e veçantë dhe tepër impenjative. Në shoqëri prandaj artistët shihen me një kuriozitet dhe disi mister. Emrat eminentë kombëtarë apo ndërkombëtarë e gëzojnë këtë admirim shoqëror në shkallë sipërore. Por ka dhe të tjerë funksionalisht të pazëvendësueshëm por që për publikun e gjerë dhe sidomos për gjini të vështira si muzika simfonike apo e dhomës thuajse i përkasin anonimatit. Vetëm muzikantët ndërmjet tyre ua dinë vlerat dhe i respektojnë përjetësisht ata. I tillë është për shembull edhe një solist i parë i Orkestrës Simfonike, në këtë rast të RTSH-së, i pranishëm që në provën e parë të themelimit të këtij formacioni dinjitoz e të pazëvendësueshëm për jetën artistike dhe muzikore shqiptare e për më se 40 vite nuk u nda nga skena, salla e regjistrimit apo ekrani. Të gjithë i respektojmë vlerat e krijuara nga ky kolektiv në vite. Respektojmë bagetën e Ferdinand Dedës e para tij Prof. M. Krantjes që drejtoi Koncertin e parë të Orkestrës RTSH-së, Prof. Simon Gjonin mbas tij. Më pas dirigjentët Eno Koço, Jetmir Barbullushi e sa të tjerë që gjallojnë në podiumin drejtues në çdo koncert. I numërojmë atyre veprat e interpretuara, këngët, muzikën e filmave, mbrëmjet koncertore duke u hequr kapelën secilit për numrin e realizimeve. Por shpesh harrojmë se sumusi i të gjithë këtij fondi mban harkun dhe frymën e një ansambli nga 40 deri në 60 instrumentistë të përhershëm dhe afatgjatë në punë. Janë ata që i kanë rritur, lartësuar dhe përcjellë bashkë me drejtuesit insitucionalë. Kur dirigjenti hyn e del duke përshëndetur publikun me reverancë të përkortë ata gjithashtu të djersitur dhe merakosur presin e presin deri sa maestro i kënaqur nga simpatia e publikut, kthehet dhe së fundi mbasi dallon nganjëherë disa, i bën një shenjë bujarie që edhe ata të djersiturit të përshëndesin publikun. Shpesh mjeshtrat e shkopit kanë dhe vërejtje dhe instrumentët vuajnë nga sedra për ndonjë moment të parealizuar. Një notë jo korrekte e një trombe apo oboe na shqetëson të gjithëve ne që jemi ngjeshur në poltronat e rehatshëm të sallës, ndërsa po i njëjti gabim i shkopit jo gjithmonë kuptohet thjeshtësisht. Jemi dhe këtu më të favorizuar, por në vetvete të gjithë mjeshtrat e ndjejnë dhe e përsërisin publikisht apo me vete kontributin e pazëvendësueshëm të këtyre punëtorëve të artit, artistëve anonimë të instrumentit. I tillë është dhe njëri prej tyre që më nxiti ti hedh në rreshta këto përsiatje mbi kontributin e tij në ditën e jubileut të 75-të dhe të 50-të viteve aktivë, në profesion mbasi ai është ende në skenë apo ekran. Prokop Nishku i pari trobist i Orkestrës Simfonike të RTSH-së deri në ditën kur rriti nxënësit e tij Gazmor Halilin dhe Xhemali Murrën që e zëvendësuan atë ende dhe sot në të njëjtin pult të orkestrës. Pra dy herë i parë, si instrumentist dhe pedagog i krijimit të një klase apo disa klasash të trombës, në Lice apo Akademi ndër më të shquarit Isak Shehu, Sokol Saraçi... Nga vitet 60-të e deri tek fundi i viteve 80-të çdo titull i fonotekës muzikore apo arkivit filmik mban tingullin e trombës së tij. Kur Prokopi luante bukur, gjithçka regjistrohej, por nëse tromba kishte ndonjë luhatje gjithçka fillonte nga e para. Përgjegjësia individuale për një punë përkushtuese kolektive. Ky është kontributi i gjatë i Prokopit dhe disa solistëve të tjerë të brezit të kahershëm të respektuar në ambientet artistike si Haki Katroshi, Kristo Kote, Mustafa Mumajezi, Ismail Troplini, Kristofor Qorri, etj. Më pas nuk ndahet edhe nga perkusioni apo dalja në skenë me këtë instrumente gjithashtu tepër të dallueshëm në fuzionin orkestror. Jo thjesht për simpati dhe marrëdhënie shoqërore në brendësi të profesionit të përbashkët, por edhe për sprovën e treguar prej tij në shumë raste të vështira të së kaluarës që nuk është vendi ti shkoqisim, për sinqeritetin dhe papërsëritshmërinë e humorit të tij të veçantë, Prokop Nishku mbetet shembull përkushtimi profesional. Po të shtojmë dhe përkushtimin artistik e familjar ndaj bashkëshortes së tij, të nderuarës artiste Edith Mihali, karriera e shkëlqyer e së cilës bart edhe përkushtimin në çift, portreti e tij është plotësisht i denjë të respektohet dhe përvjetori i rëndësishëm gjatë jetës aktive artistike që ai zhvillon, të bëhet publikisht i njohur për evidentimin e një shembulli artistik që nuk është i vetëm.