E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti në Itali ndërpret ritin e gjarpërinjve

Për shkak të tërmetit të rëndë, që goditi këtë muaj Italinë një festival italian i gjarpërinjve, që tërheq mijëra turistë, nuk do të zhvillohet sivjet për herë të parë pas 300 vjetësh. Në këtë festival gjarpërinj të gjallë varen në një statujë prej druri të Shën Domenikos në të enjten e parë të muajit maj çdo vit për të respektuar "Rito dei Serpari" (Riti i gjarpërinjve), ose procesioni i magjepsësve të gjarpërinjve në qytezën mesjetare malore Cocullo, një nga të paktën 49 qytezat e shkatërruara nga tërmeti i 6 prillit. Në Cocullo tërmeti nuk shkaktoi vdekje njerëzore, por ky aktivitet popullor u anulua sepse dhjetëra ndërtesa përfshirë edhe kishën e Shën Domenikos dhe ndërtesa të tjera fetare u dëmtuan rëndë, bëjnë të ditur burime të policisë lokale. "Mbërritja e qindra turistëve dhe pelegrinëve në qendrën historike përbën një rrezik pasi zona është pjesërisht jashtë standardeve si pasojë e tërmetit", deklaroi kryebashkiaku Nicola De Risio për mediat italiane. "Duhej të merrnim këtë vendim me shumë keqardhje për faktin se nuk mund të ndërmerrnim përsipër rrezikun", theksoi ai më tej ai. Tërmeti në zonën qendrore italiane të Abrucos ishte katastrofa natyrore më e rëndë në Itali gjatë tridhjetë viteve të fundit, ku humbën jetën rreth 290 persona

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›