E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në datën 20 shkurt do të zhvillohen veprimtari përkujtimore për viktimat e terrorit komunist


stify;">Një fond i posaçëm i akorduar nga qeveria shqiptare ka vënë menjëherë në lëvizje strukturat e Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në krijimin e ekspozitës përkujtimore të episodeve më të errëta, krimet dhe terrorin e regjimit komunist. Fotografi dhe dokumenta të arkivuara do të prezantohen në ekspozitën më të madhe të krijuar ndonjëherë, e cila mendohet të çelet më datë 20 shkurt, ditë e nderimit të viktimave të sistemit komunist, e cila do të paraprijë krijmin e një muzeu të posaçëm në kujtim e viktimave të këtij sistemi. Fondi i dokumentave që do të paraqiten në këtë ekspozitë do t’i kalojë për pasurim pavionit ekzistues në Muzeun Historik kombëtar, atë të “Genocideve të terrorit komunist”. Drejtori Muzeut Kombëtar Kasem Biçoku tha se “Vendimi Këshillit të Ministrave parashikon një sërë veprimtarishë në përkujtimin e terrorit komunist në Shqipëri. Më e shpejtë është hapja e ekspozitës së përkohëshme në mjediset e muzeut, ku është krijuar grupi punës për realizimin e saj në bashkpunim të ngushtë me MTKRS-në, nën kujdesine  veçantë të ministrit Ylli Pango”, tha ai. Ndër të tjera drejtori Biçoku sqaroi se në në katin e 2-të të Muzeut Kombëtar është pavioni i “Genocideve të terrorit komunist”, aktualisht i çmontuar për t'u zhvendosur në katin e 3-të të godinës, me qëllim që ti japë më tepër hapësirë fondit të ekspozitës që do të pasurojë këtë pavion. Burimet zyrtare nga MTKRS pohojnë se, “pavioni do të përmbajë filmime, fotografi, dëshmi të mijëra viktimave dhe ata që mundën t'i mbijetojnë torturave, internimeve, denimeve me vdekje, duke guxuar t'i kundervihen njërit prej regjimeve më të egra komuniste". Në fondin e pavionit të “Genocideve të terrorit komunist”, ndodhen të publikuara materiale të shkruara, fotografi, dokumenta, duke filluar nga viti 1943, për të kaluar në ngjarjet kryesore të kësaj periudhe, prishja e Marrëveshjes së Mukjes, lufta civile dhe krimet e të ashtuquajturve kundërshtarëve politik, deri në pushkatimet masive të ngjarjeve të 17 nëntorit, në Tiranë, etj. Ndër të tjera Kasem Biçoku sqaroi se, “kjo ekspozitë do ndihmojë në rinovimin dhe pasurimin e kësaj periudhe të shëmtuar të historisë tonë kombëtare ndërkohë që po të bëjmë një bilanc të viktimave të saj, do të shohim se shifrat janë të jashtëzakonshme krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste". E veçantë në këtë veprimtari është krijimi i një muzeu të posaçëm, një vepër monumentale shtoi Biçoku, që më sa duket, “kjo periudhë e errët ka mbetur gjatë në kujtesën e një shoqërie dhe padyshim duhet pasqyruar në mënyrë dinjitoze”, përfundoi ai.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›