Raiffeisen Bank ka rritur interesat për depozitat në euro dhe lekë
Raiffeisen Bank ka rritur interesat për depozitat me afat 3-mujor në euro deri ne 5.6%, dhe në lekë deri në 8.3% , për klientët individë dhe bizneset e vogla. Burime nga kjo bankë bënë të ditur se gjithashtu Raiffeisen Bank ka vendosur tu ofrojë të gjithë klientëve të saj me depozita 4 dhe 5 mujore normën e interesit që ofron për depoziten 6 mujore. "Raiffeisen Bank vedosi të ofrojë të tilla interesa për depozitat tremujore duke parë preferencat e një pjese të rëndësishme të klienteve të saj", tha Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank, Oliver Ëhittle. "Ne do të vazhdojmë të ofrojmë interesa konkurrues edhe më pas", ka shpjeguar Z. Ëhittle. Të gjithë klientet që do të hapin një depozitë deri në datën 2 Shkurt 2009, do të përfitojnë këto norma interesi mjaft konkurruese, bënë të ditur burime të kësaj Banke.
...