Qeveria vijon mbështetjen për banorët e zonave të bllokuara nga dëbora
Ndihma në ushqime janë shpërndarë dhe sot për banorët e zonave të bllokuara nga dëbora, pohoi, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendëshme, Alfred Olli. Ai tha se, 3 helikopterë të Rendit dhe të Mbrojtjes kanë vijuar sot shpërndarjen e ndihmave në komunën Qarishtë të Librazhdit si dhe në disa komuna të tjera të këtij rrethi. Por sipas Ollit, fadromat e Ushtrisë po punojnë edhe sot për ç’bllokimin e rrugëve në akset Kukës- Bushtricë, Qafën e Buallit, në 2 komuna të Kukësit si dhe 3 komuna të Dibrës, aktualisht të bllokuara nga rreshjet e dëborës së rëna gjatë këtyre ditëve.
...